HomePolitikePolicia heq me dhunë Lapajn nga sheshi dhe ia lë të lirë...

Policia heq me dhunë Lapajn nga sheshi dhe ia lë të lirë Berishës për ‘Foltoren’, ç’ndodhi te Kryeministria në 1 orë protestë

Advertismentspot_img

Një shesh, dy protesta, në mes policia. ‘Foltorja’ e pestë e Sali Berishës nisi me incident. Protagonist, Adriatik Lapaj, i cili u përplas me uniformat blu që pastruan perimetrin e sigurisë.

“Këta thyen karriget. Ja bombat molotov, ja bombat që kanë sjellë qytetarët, këto janë molotovët tonë, ndërsa këto janë raketat tona, raketat që do sulmonin kryeministrinë e leshit, të preshit”, tha Lapajt me ironi teksa mbante në dorë shishe plastike dhe portokalle.

Adriatik Lapaj leshoi ‘karrigen’ e tij për pak orë dhe u spostua në një qoshe, për t’i lënë gjithë sheshin demokratëve, të cilët as këtë herë nuk e mbushën dot plot. Sali Berisha pranoi se demokratët nuk po bëjnë mjaftueshëm për t’i cënuar pushtetin Edi Ramës. Një javë nga protesta kombëtare e 22 dhjetorit ashpërsoi gjuhën dhe kërkoi revoltë.

“U jap ju fjalën e nderit, se kur ta zëmë në këtë shesh, me betimin se nuk e lëshojmë pa largimin e tij, ai do ia mbathë. Ky hajdut rri këtu për shkakun tonë, por kjo merr fund. Ky hajdut rri këtu sepse nuk e kemi treguar ne forcën tonë. Ne do t’ia tregojmë atij dhe ju jap ju fjalën se atë që ka përjetuar në vitin 91 teksa ikte në 91 nga blloku në tunelet e Enver Hoxhës do ta provoj sërish”, tha Berisha.

Prova gjenerale para protestës kombëtare nuk ishte shumë premtuese. Berisha kërkoi sakrifica.

“Në qoftë se më pyesni se cila është më e mira, më kryesorja, zënia për tre javë e këtij sheshi. Kjo është! Këtu duhet të arrimë ne, këtu duhet të betohemi ne”, tha ai.

Grupi parlamentar para se të zbresë në shesh diskutoi disa nga format e rezistencës. Greva e urisë u hodh sërish si opsion nga deputetët.

“Partia Demokratike do të bëj gjithçka për frontin më të gjerë të mundshëm në këtë betejë. Ju garantojë se PD do të përdor të gjitha format e qëndresës, të gjitha format e rezistencës gjer në largimin e tij”, u shpreh Berisha.

Për momentin greva  e urisë  mbetet vetëm opsion. Sytë janë drejt protestës së 22 dhjetorit ku  opozita duhet të flasë me numra. Deputetët do të braktisin këtë javë tryezat e punës në Komisione, për të zbritur në terren për mobilizim të gjerë.

“Po të them se edhe mbrapa diellit po shkove, llogari do japësh për këto që ke bërë Ndaj miqtë e mi, këto ditë, nga e hëna gjer të hënën tjetër, të bëjmë çdo gjë”, tha ai.

Paralelisht me protestën, demokratët do bëjnë betejë në Kushtetuese për të rrëzuar Avokatin e Popullit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular