HomeEkonomiProgrami i reformave: Nevojiten 914 mln euro investime private në energji, priten...

Programi i reformave: Nevojiten 914 mln euro investime private në energji, priten në 2026-2027

Advertismentspot_img

Nevojat për kapacitete të reja energjetike pritet të plotësohen me investime shtesë që në dy vitet e ardhshme pritet të jetë të vrullshme ose të paktën kështu e parashikon program i reformave ekonomike 2026-2028.

Drafti i nxjerrë për konsultim nënvizon se janë të paktën 600 MW kapacitete të instaluara që parashikohet të plotësohen nga investimet private duke u afruar në vlerën rreth 1 miliardë eurove.

Kështu sipas dokumentit ankandet e zhvilluara për projektet e energjisë ishin hallka e parë për kapacitetin e burimeve të rinovueshme  dhe zhvillimin e tregut.

“Plani i ankandit bazuar në sasi për burimet e ripërtëritshme tregon vëmendje të kujdesshme ndaj kapacitetit të përthithjes së tregut dhe sfidave të integrimit të sistemit. Shtimi i planifikuar prej të paktën 600 MW kapacitet të ri të ripërtëritshëm është kalibruar për t’u përputhur me zhvillimin e rrjetit dhe pjekurinë e tregut.

Ndikimi ekonomik i kësaj reforme për periudhën afatmesme përqendrohet kryesisht në nevojat për investime për të gjeneruar kapacitetet e synuara (600 MW). Për të arritur këtë objektiv të investimeve shtesë në kapacitetet e gjenerimit të energjisë diellore dhe të erës, nevojiten investime private prej rreth 914 milionë euro” thuhet në program.

I njëjti nënvizon se vlerësimet e investimeve gjenerohen duke përdorur kostot e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Rinovueshme (IRENA) për investimet në energjinë e rinovueshme.

“Ky investim shtesë është planifikuar të ndodhë në vitet 2026 dhe 2027 dhe është futur si një shok i jashtëm në skenarin bazë makroekonomik” thuhet në program.

Programi prek gjithashtu reformën e tarifave duke nënvizuar nevojën për balancimin mes nevojës së tregut dhe mbrojtjes sociale. “Masat kundër varfërisë energjetike shkojnë përtej subvencioneve të thjeshta për të përfshirë përmirësimet e eficiencës energjetike dhe mbështetjen e zgjidhjeve të burimeve të ripërtëritshme të shpërndara.

Kjo qasje gjithëpërfshirëse synon trajtimin e shkaqeve rrënjësore të varfërisë energjetike duke mbështetur njëkohësisht objektivat e gjerë të tranzicionit energjetik. Programi përfshin mbështetje të synuar për rinovime ndërtesash, pajisje efiçente dhe instalime të vogla të burimeve të ripërtëritshme për ekonomitë familjare vulnerabël”, sqaron në mënyrë më të detajuar dokumenti i qeverisë i nxjerrë për konsultim. Monitor

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular