Në bibliotekën e qytetit të Peshkopisë, nën organizimin e Bashkisë Dibrës dhe kryebashkiakut Rahim Spahiu u organizua një takim me shkrimtarin Ahmet Prençin, nje personalitet dhe garant i zbatimit te ligjit, njeri që ka shkëlqyer në drejtim deri në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, por që sot ai është dhe një personalitet i letrave ku ka spikatur dukshëm me krijimtarinë e tij duke u përqafuar mjaft mirë nga lexuesi.
Për zotin Prençi me origjinë nga Reçi ky takim letrar i mbajtur sot në orën 13.30 ishte një emocion me vete por dhe kryetari i Bashkise Diber Rahip Spahiu duke e konsideruar një takim te veçantë dhe ka bëre qe dje thirrje pre pjesëmarrje.
Na takimin e sotëm morën pjesë mjaft personalitete të letrave ku veçmas nga Tirana kishin shkuar për këtë takim dhe shkrimtarët Namik Dokle dhe Arben Çejku.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryetari i Bashkisë Dibër, z. Rahim Spahiu, Deputetja e Qarkut Dibër, znj. Alma Selami, Prefekti i Qarkut Dibër, z.Nexhbedin Shehu, si edhe shkrimtari dhe ish-politikani i njohur z. Namik Dokli.
“Veprat letrare të dibranit të mirë z.Ahmet Prençi na bënë bashkë sot, në ambientet e Bibliotekës Publike të Peshkopisë, me personalitete, mes të cilëve ish-deputeti dhe shkrimtari z.Namik Dokle, libradashës dhe nxënës, në një takim letrar të organizuar nga Bashkia Dibër, me qëllim jo vetëm promovimin e veprave të autorit, por edhe nxitjen e mëtejshme të kulturës së leximit, veçanërisht tek brezi i ri. Falënderojmë shtypshkronjën “Mediaprint”, e cila mundësoi libra për lexuesit më të mirë të bibliotekës, nxënës nga shkollat e mesme në Peshkopi dhe Maqellarë”- shkroi Kryetari i Bashkisë Rahim Spahiu pas përfundimit të takimit.







