HomePolitikeBamir Topi zbulon 3 skenarët: Ja si mund të “luajë” Rama me...

Bamir Topi zbulon 3 skenarët: Ja si mund të “luajë” Rama me mandatin e Ballukut

Advertismentspot_img

Ish-Presidenti Bamir Topi, duke u nisur nga përvoja e tij e gjatë parlamentare dhe nga leximi i sjelljes politike të Kryeministrit, ka skicuar tre skenarë të mundshëm në emisionin “Trialog”.

Sipas Topit, gjithçka do të varet nga procedura e votimit që do të zgjidhet në Kuvend, e cila mund të përdoret si një instrument për të shmangur përgjegjësinë direkte ose për të dhënë mesazhe të koduara.

Skenari A: “Dorëzimi” për hir të drejtësisë

Skenari i parë është ai i bashkëpunimit.

“Rama mban qëndrim politik duke u shprehur hapur për bashkëpunim me drejtësinë dhe fton deputetët të votojnë si qëndrim grupi për përballjen e Ballukut me drejtësinë”, shpjegoi Topi.

Topi paralajmëron se procedura e votimit mund të jetë përcaktuese si një tjetër skenar.

“Pasi bëhet diskutimi politik, mund të hidhet kërkesa në votim, i cili nuk do të jetë i hapur. Luan rol procedura. Me votim të fshehtë, Kryeministri ia lë në dorë vullnetit të çdo deputeti, që të mos marrë përgjegjësi personale politike”, analizoi ish-Presidenti. Në këtë rast, sipas tij, nëse kërkesa rrëzohet, Rama mund të thotë se ishte vullneti i lirë i deputetëve.

Varianti i tretë është ai i mbrojtjes.

“Ai rrëzon kërkesën e SPAK”, tha Topi.  

Gjithësesi, ish presidenti i mëshon më shumë skenarit se “Rama mund të realizojë një votim të kujdesshëm duke ia lënë vullnetit të deputetit mënyrën se si do të votojnë”.

“Por e dimë se çdo deputet e di mirë cili është vullneti i vërtetë i kryeministrit”, tha Topi.

Në mbyllje, ish-kreu i shtetit theksoi se pavarësisht formës, në atë sallë “të gjithë sytë do të jenë nga lideri për të kuptuar sinjalin e vërtetë politik.”

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular