HomeKryesoreBerisha e paralajmëron për përjashtim, Salianji i përgjigjet: Kërkojnë llogari ata që...

Berisha e paralajmëron për përjashtim, Salianji i përgjigjet: Kërkojnë llogari ata që duhet të japin!

Advertismentspot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi sot përjashtimin nga partia të ish-deputetit, Ervin Salianji pas takimit që ky i fundit organizoi një ditë më parë në Elbasan.

Në një konferencë për shtyp, ai tha se kishte informacione që organizator në hije I këtij takimi ishte Suel Çela.

“Në të gjithë karrierën time politike dhe në ditët më të vështira kurrë nuk kam bërë kompromis me krimin. Në qoftë se e ndjek këtë betejë, pavarësisht nga çmimi që ka pasur, është vendimi më i drejtë. Vija e kuqe e Sali Berishës është ndarëse sa i përket bashkëpunimit me krimin. Që një anëtar i kooptuar i kryesisë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, të organizojë me Suel Çelën, kriminelin më të rrezikshëm të Elbasanit, kreut e një prej karteleve më të fuqishme në Europë, takim, kjo është absolutisht e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë”, tha Berisha.

Sipas tij “ai që ndërmerr një veprim të tillë, tejkalon vijën e kuqe dhe është përgjegjës për veten e tij. Nuk mund të pranoj asnjë formë bashkëpunimi me kartelet e drogës dhe organizatat kriminale. Sa i përket takimit që thoni ju, kemi pasur informacione që pohojnë se Suel Çela ka qenë organizator kryesor në hije I takimit. Përshëndes të gjitha strukturat e Elbasanit që e bojkotuan me neveri një takim të tillë”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i është përgjigjur përmes një reagimi në rrjetet sociale kryetarit të kësaj force politike Sali Berishës, pas akuzave të këtij të fundit se ai e kishte mbushur takimin në Elbasan me anëtarë të bandave kriminale.

Por Salianji i hodhi poshtë këto akuza.

“Në Elbasan ishte e gjithë struktura vitale e Partisë Demokratike. Akuzat imagjinare, siç ndodh rëndom me armiqtë imagjinarë të qëmotit, se unë paskam takuar ata që i kam denoncuar prej vitesh, duke filluar nga Suel Çela, janë një dëshmi e mjerimit politik. Veçanërisht kur dihet se shumëkush tjetër e ka pasur në krah dhe e ka përdorur për interesa të veta. “, u shpreh Salianji, duke shtuar se drejtuesit që duhet të japin llogari para demokratëve, në vend që të bëjnë këtë, u kërkojnë llogari atyre pse mblidhen dhe i përbaltin.

“Në vend të kesaj drejtuesit që duhet të japin lllogari, kërkojnë llogari dhe përbaltin demokratët!”, janë fjalët e tij.

Çfarë tha sot Berisha?

Më herët ditën e sotme, gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Salianji organizoi takim me Suel Çelën, duke iu referuar takimit të ish-deputetit me demokratët në Elbasan. Berisha e cilësoi këtë si vijën e kuqe të kësaj partie.

“Tani, do të ju them një gjë. Në të gjithë karrierën time politike dhe në ditët më të vështira, kurrë, kurrë nuk kam bërë dhe nuk bëj kompromis me krimin. Kurrë nuk kam bërë dhe nuk bëj kompromis me krimin. Dhe nëqoftëse e ndjek këtë betejë, pavarësisht nga çmimi që ka patur, kam bindjen më të thellë se, ka qenë dhe është vendimi më i drejtë. Vija e kuqe e Sali Berishës është ndarëse, bashkëpunimi me krimin.  Që një anëtar i kuoptuar i kryesisë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, të organizojë më Suel Çelën, kriminelin më të rrezikshëm të Elbasanit, kreun e një prej karteleve më të fuqishme në Europë, takim kjo është absolutisht e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë.  Në këtë kontekst ai që ndërmerr një veprim të tillë, ai tejkalon vijën e kuqe dhe ai është përgjegjës për veten e tij.”, deklaroi Berisha.

Një gjë e tillë, ishte pretenduar edhe nga Flamur Noka në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, të zhvilluar pak ditë më parë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular