Disney po realizon një film “live action” për Gaston, antagonistin e “E bukura dhe Bisha”, raporton Variety.
Skenari do të shkruhet nga David Callaham, i cili ka realizuar edhe “Godzilla x Kong: The New Empire” dhe “Shang Chi and the Legend of the Ten Rings.” Regjisori nuk është gjetur ende.
Përralla e famshme franceze doli për herë të parë në vitin 1991 në versionin e animuar dhe u kthye në më fitimprurësin për Disney aso kohe.

Në vitin 2017, u realizua një “live action” si musical ku Emma Ëatson luajti Belle dhe rezultoi në një tjetër triumf financiar.
Gaston është gjuetari arrogant që nuk e pranon refuzimin e Belle. Ai është trupmadh, edhe për shkak të mëngjesit të bollshëm që ha. (Kur ishte djalë, hante katër duzina me vezë çdo mëngjes, këndon ai në këngën e tij. Tani që është i rritur, ha pesë duzina.)
Në filmin e vitit 2017, Gaston u portretizua nga Luke Evans, por nuk pritet që ai ta rimarrë rolin. Disney ka ndërmend të sjellë risi edhe në përzgjedhjen e protagonistit.

Disney ka realizuar në “live action” disa prej filmave klasikë, por jo gjithnjë kanë qenë të suksesshëm. “Borëbardha” që doli këtë vit ishte dështim, por “E bukura dhe Bisha”, “Mbretin Luan” dhe “Aladini” sollën miliarda dollarë.
“Cruella”, i cili rrëfente historinë e antagonistes së “101 Dalmatëve” dhe u shfaq në Disney+ gjatë pandemisë, u mirëprit.
Kompania ka njoftuar zhvillimin e “Tangled” në “live action” dhe një filmi për Princin e Kaltër.







