HomeRajoniBE heq masat ndaj Kosovës, Osmani: Hap i rëndësishëm drejt statusit kandidat....

BE heq masat ndaj Kosovës, Osmani: Hap i rëndësishëm drejt statusit kandidat. Rama: Meritë e Vjosës, grua e jashtëzakonshme

Advertismentspot_img

Bashkimi Evropian do të heqë të gjitha masat e vendosura ndaj Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila theksoi se një pjesë e masave do të zhbllokohen menjëherë, ndërsa pjesa tjetër do të hyjë në fuqi në janar.

Në reagimin e saj, Presidentja ka falënderuar Komisionin Evropian, Presidenten Ursula von der Leyen dhe partnerët evropianë për njohjen e punës së bërë nga institucionet e Kosovës në përmbushjen e kritereve dhe avancimin e reformave.

Ajo nënvizoi se Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

“Pas diskutimeve intensive në Bruksel mbrëmjen e sotme, jam e kënaqur të ndaj lajmin e rëndësishëm se do të hiqen të gjitha masat e BE-së ndaj Kosovës. Një pjesë e rëndësishme do të programohet menjëherë, ndërsa pjesa tjetër do të hyjë në fuqi në janar.

Falënderoj sinqerisht Komisionin Europian, Presidenten Ursula von der Leyen dhe të gjithë partnerët tanë për njohjen e punës së palodhur që Kosova ka bërë, duke përmbushur të gjitha kriteret dhe duke avancuar reforma kuptimplota. Kosova mbetet e vendosur në rrugën e saj evropiane. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët evropianë për të siguruar që kapitulli i ardhshëm i kësaj rruge të sjellë lajmin e shumëpritur, atë të statusit kandidat”, shkruan Osmani.
Gjatë Samitit BE-Ballkan Perëndimor në Bruksel, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani bëri të ditur se u mor vendimi për heqjen e të gjitha masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës (të vendosura në vitin 2023 për shkak të tensioneve në veri).

Sipas vendimit, një pjesë e madhe e masave hiqen menjëherë (programi i 216 milionë euro ndihma financiare), ndërsa pjesa tjetër do të hyjë në fuqi në fund të janarit (205 milionë euro shtesë).

Pas diskutimeve intensive, Osmani falënderoi presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për njohjen e përpjekjeve të Kosovës në përmbushjen e kritereve.

Gjatë kohës kur Osmani po bënte të ditur vendimin, menjëherë ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama tha se “kjo grua ka qenë e jashtëzakonshme sot. I ka zhblloku të gjitha fondet. Le se çka thotë kemi lajme, s’kemi lajme, ka kjo lajme. Është merita e saj 100%”, tha Rama.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular