HomePolitikeTension në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD/Dritan Burgia largohet nga salla...

Tension në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD/Dritan Burgia largohet nga salla në mënyrë demonstrative: Ne vijmë të flasim, ju na ndaloni!

Advertismentspot_img

Mbledhja e Këshillit Kombëtar e takimit me dyer të mbyllura të ka përfunduar pas rreth dy orësh dhe mësohet se gjatë mbledhjes pati përveç fjalimit të kreut të partisë Sali Berisha, edhe diskutime me dyer të mbyllura mes demokratëve.

Tema kryesore e diskutimit ishte protesta kombëtare e thirrur në 22 dhjetor, por ka pasur edhe diskutime mbi një ndryshim të propozuar nga Lisandër Hoxha në statutin e partisë, për largimin e eksponentëve të lidhur me fondacionin Soros në PD.

Në mbledhje nuk janë munguar as tensionet, pasi anëtari Dritan Burgia është larguar në mënyrë demonstrative nga salla.

Burime nga brenda mbledhjes bëjnë me dije se largimi i Burgias erdhi pasi u ndaluan diskutimet në këtë forum të lartë të PD-së, duke lejuar vetëm debate mbi protestat.

Sipas burimeve, Burgia ka kundërshtuar këtë vendim, duke u shprehur: “Ne vijmë të flasim në forume, ju thoni nuk lejohet të flasim për asgjë veç protestës”.

Dritan Burgia njihet si një nga organizatorët e takimit të parë të zhvilluar nga Ervin Salianji në Durrës, në kuadër të riorganizimit dhe rienergjizimit të Partisë Demokratike.

Më herët, Burgia është sulmuar në mbledhjen e Kryesisë së PD-së me akuza se bashkëpunon me Partinë Socialiste.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular