HomeRajoniVon der Leyen konfirmon heqjen e plotë të masave financiare ndaj Kosovës

Von der Leyen konfirmon heqjen e plotë të masave financiare ndaj Kosovës

Advertismentspot_img

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Evropian po ecën përpara drejt heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës, duke e cilësuar këtë një lajm të mirë për vendin.

“Lajm i mirë për Kosovën! Transferimi i qeverisjes lokale në veri pas zgjedhjeve të fundit lokale ishte paqësor. Falë kësaj, jam e lumtur të njoftoj se po ecim përpara për të hequr masat ndaj Kosovës. Ne po programojmë 216 milionë euro ndihmë financiare dhe kemi ndërmend të lëvrojmë 205 milionë euro në fillim të vitit të ardhshëm”, shkroi Von der Leyen në rrjetin social X.

Masat ndëshkuese ndaj Kosovës u vendosën nga Bashkimi Evropian në qershor të vitit 2023, për shkak të dështimit për të ulur tensionet në komunat veriore të vendit. Konkretisht, ato erdhën si reagim ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të instaluar kryetarë bashkie në komunat me shumicë serbe, pas zgjedhjeve lokale që u bojkotuan në masë të madhe nga popullsia serbe.

Masat e BE-së përfshinin pezullimin e vizitave të nivelit të lartë, ngrirjen e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian, si dhe uljen e ndihmës financiare për Kosovën. Kushti kryesor për heqjen e tyre ishte ndërmarrja e hapave konkretë për çtensionimin e situatës, përfshirë organizimin e zgjedhjeve të reja lokale gjithëpërfshirëse në veri.

Lajmi për avancimin drejt heqjes së masave u konfirmua edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në përfundim të samitit BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt në Bruksel.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular