HomeBotaZyrtarët amerikanë dhe rusë do takohen sërish në fundjavë në Majemi për...

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do takohen sërish në fundjavë në Majemi për paqen në Ukrainë! Kushner pjesë e delegacionit të SHBA

Advertismentspot_img

Zyrtarë amerikanë dhe rusë pritet të zhvillojnë një takim këtë fundjavë në Miami, në kuadër të përpjekjeve të administratës së presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila vijon prej gati katër vitesh, raporton Politico.

Sipas burimeve, Uashingtoni ka shtuar presionin ndaj Kievit për të pranuar disa kompromise që mund të çojnë drejt përfundimit të konfliktit. Nëse takimi realizohet, pala amerikane do t’u paraqesë zyrtarëve rusë rezultatet e raundit të fundit të bisedimeve, ndërsa Moska nuk ka ndryshuar thelbësisht qëndrimet e saj.

Delegacioni rus pritet të përfshijë Kirill Dmitriev, kreun e fondit shtetëror rus të investimeve, ndërsa SHBA do të përfaqësohen nga i dërguari special i Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner.

Më herët gjatë javës, Witkoff dhe Kushner zhvilluan bisedime maratonë në Berlin me zyrtarë ukrainas dhe evropianë, ku u diskutuan garancitë e sigurisë për Kievin, çështjet territoriale dhe presioni amerikan për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

SHBA kanë propozuar garanci sigurie të ngjashme me nenin 5 të NATO-s, ndërsa Ukraina ka hequr dorë nga kërkesa për anëtarësim të menjëhershëm në aleancë. Zyrtarë të administratës Trump besojnë se Rusia mund të pranojë garanci perëndimore sigurie dhe anëtarësimin e Ukrainës në BE, por presidenti rus Vladimir Putin ka sinjalizuar se nuk heq dorë nga objektivat e tij strategjikë ndaj Ukrainës.

Ndërkohë, pritet që SHBA të mbledhin së shpejti një grup zyrtarësh ushtarakë nga vendet që mbështesin Ukrainën për të diskutuar detajet teknike të sigurisë dhe territorit. Takimi i mundshëm SHBA–Rusi në Miami shihet si një iniciativë e veçantë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular