HomeAktualitetA do angazhohet Altin Dumani në Kosovë? Ambasada britanike jep sinjale

A do angazhohet Altin Dumani në Kosovë? Ambasada britanike jep sinjale

Advertismentspot_img

Ambasada e Britanisë në Prishtinë ka ndarë një njoftim për takimin me Altin Dumanin, ish-kreun e SPAK-ut Shqipëri.

Bazuar në atë që thuhet në komunikimin zyrtar të ambasadës, Dumani mund të ketë rol këshillëdhënës për institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Kjo deklaratë vjen një ditë pas përfundimit të mandatit si kreu i SPAK. Tashmë kreu i SPAK është Klodian Braho.

Të kënaqur që ekipi ynë u takua sot me Altin Dumanin, ish-shefin e SPAK-ut për të diskutuar lehtësimin, në të ardhmen e afërt, të shkëmbimit të njohurive, ekspertizës dhe përvojës profesionale me institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës. Ky angazhim, i mbështetur përmes projektit tonë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimit praktik në forcimin e sundimit të ligjit” thuhet në njoftim.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular