HomeAktualitetPas betimit mes tymit dhe kaosit në Kuvend, Endrit Shabani merr zyrtarisht...

Pas betimit mes tymit dhe kaosit në Kuvend, Endrit Shabani merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit

Advertismentspot_img

Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani, ka marrë sot (19 dhjetor) zyrtarisht detyrën, një ditë pas betimit të tij përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Prezantimi zyrtar i Avokatit të ri të Popullit përpara komisionerëve, administratës dhe stafit të institucionit u krye nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, Genci Gjonçaj, në përputhje me procedurat kushtetuese dhe në frymën e vijimësisë institucionale.

Shabani pason në këtë detyrë Erinda Ballancën, e cila ka drejtuar institucionin për 8 vite dhe ka vijuar të ushtrojë funksionin edhe përtej afatit kushtetues.

Kujtojmë se Endrit Shabani është betuar si Avokat i Popullit në Kuvendin e Shqipërisë mes kaosit ditën e djeshme, më 18 dhjetor, pasi opozita kishte bllokuar sallën parlamentare duke mos lejuar ministrat të ulen në karriget e tyre.

Endrit Shabani u betua dhe më pas u largua nga salla duke përshëndetur me dorë dhe puthje deputetët e opozitës.

Kujtojmë që kandidatura e tij u dërgua në Parlament me firmat e deputetëve të opozitës, të cilët më pas u tërhoqën. Por maxhoranca nuk e pranoi kërkesën e PD-së për tërheqjen nga firmat dhe u zgjodh si Avokat i Popullit me votat e maxhorancës.

endrit shabani votat kuvend
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular