HomeAktualitetVIDEO/Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci paraqitet në SPAK

VIDEO/Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci paraqitet në SPAK

Advertismentspot_img

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci është paraqitur pasditen e kësaj të premteje në Prokurorinë e Posaçme.   Kujtojmë që kryebashkiaku socialist është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Ndaj Becit u regjistrua procedim penal për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim më 23.10.2024. dhe sot PAK do ta njoh me mbylljet e hetimeve të nisura ndaj tij.
Ndërkohë më 23 prill 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist.
Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjitik (projekt kërkimor). Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave

Në tenderin e vitit 2019, ku kanë rezultuar abuzime e akuzuar është edhe Adela Ruko, bashkëshortja e ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberit. Kjo e fundit është paraqitur në SPAK ka marrë dijeni dhe ka firmosur mbi mbylljen e hetimeve të premten e kaluar. Të pandehurit e tjerë janë: Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni dhe Premtim Dauti. Benet Beci u hetua në gjendje të lirë, teksa veprën penale thotë SPAK e ka kryer në kohën kur ka mbajtur detyrën e titullarit të KESH (Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular