HomeKultureMbrëmja artistike kushtuar Lahutës në UNESCO, Ministri Gonxhja: Tradita u përcoll përmes...

Mbrëmja artistike kushtuar Lahutës në UNESCO, Ministri Gonxhja: Tradita u përcoll përmes performancave, krenarë për rrënjët tona

Advertismentspot_img

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja është shprehur se mbrëmja artistike kushtuar Lahutës në UNESCO ishte e mbushur me emocion dhe krenari.

Në një postim shkruan se “tradita u përcoll përmes performancave, dëshmive dhe dialogut të hapur me ata që e mbajnë këtë trashëgimi të gjallë ndër breza”.

“Në Kinostudio, mes tingujve të lahutës, mjeshtrave duarartë dhe lahutarëve, në një moment historik për trashëgiminë tonë kulturore: Lahuta në UNESCO!”, shprehet Gonxhe.

Ai shtoi se është krenar për Shqipërinë dhe rrënjët tona, si edhe trashëgiminë që sot e njeh e gjithë bota.

“Një tel i vetëm, mijëra rrëfime! Në Kinostudio, mes tingujve të lahutës, mjeshtrave duarartë dhe lahutarëve, në një moment historik për trashëgiminë tonë kulturore: Lahuta në UNESCO!

Një mbrëmje e mbushur me emocion dhe krenari, ku tradita u përcoll përmes performancave, dëshmive dhe dialogut të hapur me ata që e mbajnë këtë trashëgimi të gjallë ndër breza.

Krenarë për Shqipërinë! Krenarë për rrënjët tona! Krenarë për një trashëgimi që sot e njeh e gjithë bota!” – thuhet ne njoftimin e ministrit Gonxhja.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular