HomePolitikePresidenti Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të...

Presidenti Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Advertismentspot_img

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar këtë të premte, më 19 dhjetor, një darkë fundviti me gazetarë dhe përfaqësues të mediave, ku vlerësoi rolin dhe kontributin e tyre në informimin e publikut gjatë gjithë vitit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit shprehu mirënjohje për punën e gazetarëve, duke theksuar se viti ka qenë i mbushur me ngjarje të shumta, nga zhvillimet e përditshme deri te proceset politike më dinamike, të cilat, sipas tij, janë pasqyruar më së miri nga media.

Madje Begaj e cilësoi gazetarinë si një nga profesionet më të rëndësishme dhe me përgjegjësi të lartë, madje edhe më të rëndësishme se mjekësia. Pasi sipas tij, gazetarët mbajnë përgjegjësi direkte ndaj interesit publik.

“Si çdo vit tjetër, ka qenë i pasur me ngjarje, nga ato rutinë, deri te zhvillimet më dinamike politike, që më mirë se ju askush tjetër nuk i raporton. Gjithmonë kam menduar se profesioni i mjekut është profesioni më i bukur në botë, në fakt jam gabuar, sepse, siç e thotë edhe një shkrimtar i njohur kolumbian, Gabriel Garcia Marquez, gazetaria është profesioni më i bukur në botë.

Sepse është një profesion i vështirë, me shumë sfida, por që ka një përgjegjësi shumë më të madhe se sa mjekët. Mjekët përgjegjësinë e kanë me individin, kurse ju e keni përgjegjësinë me interesin publik. Dhe ju keni qenë prezentë kudo për të raportuar, për të informuar. Keni qenë në rrugë, keni qenë në institucione, duke u përkushtuar dhe duke u angazhuar përgjithmonë. Kështu që sot është dita për t’ju falënderuar për përkushtimin, për kontributin dhe besoj se përgjegjësia e informimit për të vërtetën është ajo çfarë juve ju bën krenarë. Shumë faleminderit për punën dhe misionin tuaj.”, tha Begaj.

Në përfundim, presidenti i uroi gazetarët dhe familjet e tyre për festat e fundvitit, duke shprehur dëshirën për një vit të ri sa më të mbarë dhe të suksesshëm për ta dhe për të gjithë shqiptarët.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular