Ketrin Gjocaj tregon periudhën e vështirë të kaluar në Gjermani në vitet 90-të në ‘Se Luan Topi’.
Gazetarja ka treguar se sa të vështirë e ka pasur të qëndrojë atje pavarësisht se me familjen e saj, bashkëshortin dhe vajzën. ‘Unë jetoja në Shqipëri dhe kisha një punë që e adhuroja dhe qëndrimi në Gjermani pa bërë asgjë ishte shumë i vështirë. Shqipëria kishte probleme pafund, por unë kisha një pasion të madh për punën që bëja dhe nuk e justifikoja dot qëndrimin në Gjermani në ato kushte, duhet të kishe mundësinë të punojë në profesionin tënd dhe në vend të huaj është e vështirë ta realizosh këtë, dhe të bëja një gjë tjetër nuk e mendoja dot. E vuaja mungesën e ekranit, të profesionit, të punës time, isha si parazit atje, nuk isha rehat, ishte një sakrificë e madhe për mua.
Qëndrova vetëm 6 muaj në Gjermani, me mendimin se do të kthehej edhe pse tjetër e familjes, sepse edhe ata nuk ishin shumë të qetë. Dhe ndodhi kjo krisja. 6 muaj më mjaftuar që unë të mendoja se duhet të kthehesha, por me mendimin se më pas do të ktheheshin dhe ata. Kur kthehesh nga jashtë nuk është e lehtë të gjesh gjerat që ti ke lënë më parë dhe ndodhi ndarja. Unë shkoja dhe vija çdo vit për të parë vajzën. Ndarja është shumë e vështirë, të jetosh kështu larg me fëmijën është shumë e vështirë, me mungesën e fëmijës nuk mund të mësohesh kurrë. Rea ishte 6 vjeç dhe kur shkova për ta takuar një herë ajo vjen me vrap dhe më përqafon, aty është shkrepur edhe një foto.
Vetëm një njeri që e përjeton mund ta kuptojë atë ndjesi, unë ndjehesha në faj, thoja pse gjërat duhet të ishin kështu. Gjyshja dhe babai e rritën atë dhe unë mendoja në fillim se lagësia me vajzën mund ta largonte atë nga unë, por jo Rea është një vajzë shumë e mirë, e mençur dhe nuk e kam ndjerë fare këtë. Disa përjetime nuk duhet të thuhen dhe Rea kurrë s’mi ka thënë se si është ndjerë, por unë e marr me mend. Patjetër që ka vuajtur shumë momente, sepse ajo është shumë e ndjeshme, unë jam shumë e ndjeshme. Ndarja për asnjë nuk është e lehtë, nuk e ndërton një diçka për ta prishur më pas. Sot me ish-burrin tim kemi raporte shumë të mira.’ thotë Gjoçaj.







