Këtë të hënë në GJKKO do të mbahet seanca paraprake për dosjen ‘Meta’. Në seancën kaluar ishte i pranishëm edhe vetë Ilir Meta, i cili kërkoi që të njihet me aktet. GJKKO ka urdhëruar SPAK që ish-presidentit t’i vendoset në dispozicion një pjesë e akteve.
Sipas burimeve për Report Tv sqarojnë se Ilir Meta nuk ka kërkuar të gjithë dosjen, por vetëm një pjesë të akteve ku SPAK pretendon se implikojnë ish-presidentin.
SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Kujtojmë se Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim ndërsa Fatime Kryemadhi për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun. Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje







