HomeKryesorePROTESTA/Iu la 3 orë afat, opozita e mbyll për 1 orë. Molotov...

PROTESTA/Iu la 3 orë afat, opozita e mbyll për 1 orë. Molotov drejt kryeministrisë, Berisha-Ramës: S’do njihesh më si kryeministër, por si kapobandë

Advertismentspot_img

Sali Berisha mbajti fjalën e tij në protestën kombëtare të opozitës përpara kryeministrisë.

Berisha tha se kjo protestë kombëtare e sotme është një uragan i shpresës dhe besimit në ndryshim.

Më tej kryedemokrati shtoi se Rama është bërë multimiliarder në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Berisha: Nderimin më të madh ju burrat dhe gratë djemve dhe vajzave që u ngritët sot si uragan i shpresës besimit, shpëtimit, të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të dashur miq ju flas sot në një nga momentet më kritike të kombit jo vetëm në 35 vitet e fundit por ndofta gjatë gjithë historisë së tij mijëravjeçare, në 10 vjetët e fundit shqiptarët janë pakësuar më shumë se nga çdo epidemi, pushtim, zi buke dhe çdo gjë tjetër.

Shqiptarët në 10 vitet e këtij regjimi, kanë shkuar prapa 100 vite, për lindshmërinë e tyre. Sot ata kanë humbur mbi gjysmën e rinisë së vet. Kanë humbur të ardhmen dhe çdo vit bëhen gjithnjë më pak në këtë dhe të bekuar. Mblidhemi në një moment kritik, ndofta si kurrë më parë sepse Edi Rama, pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale del se ka vendosur të bëhet multimld me paratë tuaja me pasuritë tuaja publike. Dhe jo vetëm kaq ka vendosur veten mbi ligjin kushtetutën mbi çdo pushtet dhe na thotë nga Surreli se unë ju shumëzoj me 0. Jam mbi ligjin dhe kushtetutën. Edi Rama hidhi sytë këtij bulevardi, nga sonte kurrë nuk do njihesh më si kryeministër, por si kapo bandë
Pas mbylljes së fjalimit të Sali Berishës, u hodhën bomba molotov drejt kordonit të policisë dhe hyrjes së Kryeministrisë, por janë shuar shpejt.

Ndërkohë protestuesit janë përplasur edhe fizikisht me efektivët në tentativë për të thyer kordonët e policisë, por çdo gjë është mbajtur në kontroll nga politika.

Pak çaste më pas, protestuesit kanë nisur të shpërndahen nga kryeministria, duke marshuar drejt Ministrisë së Brendshme.

Sali Berisha ka dalë para protestuesve të mbledhur në shesh, dhe u ka bërë thirrje që kjo protestë të vazhdojë deri në rrëzimin e Edi Ramës.

“Në 10 vitet e fundit të këtij regjimi, shqiptarët janë pakësuar më shumë se nga çdo epidemi, nga çdo zi buke dhe çdo gjë tjetër. Shqiptarët në 10 vitet e këtij regjimi kanë shkuar 100 vite pas për lindshmërinë e tyre. Sot ata kanë humbur mbi gjysmën e rinisë së vet, kanë humbur të ardhmen dhe çdo vit bëhen gjithnjë e më pak.

Ne mblidhemi në një moment kritik, ndoshta si kurrë më parë, sepse Edi Rama pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, del se ka vendosur të bëhet multimiliarderë më paratë tuaja. Ai ka vendosur veten mbi ligjin, kushtetutën, mbi çdo pushtet dhe na thotë nga Surreli se ‘unë ju u shumëzoj me zero’.

Edi Rama hidhi sytë këtij bulevardi, nga sot ti kurrë nuk do njihesh më në Shqipëri dhe në botë si kryeministër, por si kapobandë’, tha Berisha.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular