HomeKronikeSPAK i sekuestron Agasit pajisjen sekrete që regjistronte zyrtarë të lartë në...

SPAK i sekuestron Agasit pajisjen sekrete që regjistronte zyrtarë të lartë në ish-Bllok, zbardhen emrat e personave…

Advertismentspot_img

Një pajisje përgjimi, që regjistronte audio dhe video, është sekuestruar nga hetuesit e BKH-së në zyrën e Ergys Agasit, në zonën e ish-Bllokut. Pajisja ka regjistruar me zë dhe figurë të gjithë personat që hynin dhe dilnin nga zyra e tij në ish-Bllok. Sipas burimeve të “MaShqip”, pranë institucionit të SPAK, të, thuhet se nga kjo pajisje e sekuestruar, Prokuroria e Posaçme ka nxjerrë mjaft materiale komprometuese. Pajisja ishte vendosur nga vetë biznesmeni Ergys Agasi, me qëllim regjistrimin e bisedave që zhvillonte me zyrtarë të lartë të administratës qeverisëse dhe të Policisë së Shtetit. Por tashmë, kjo pajisje përgjuese, një laptop, si dhe rreth 7 telefona, të sekuestruar në zyrën dhe banesën e tij, janë kthyer në provën kryesore që SPAK ka në duar, duke krijuar akuza të rënda ndaj Agasit, biznesmenit Ermal Beqiri, drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, si dhe zyrtarëve të tjerë. Për shkak të sasisë së madhe të materialeve komprometuese, SPAK ka ndarë dosjen nr. 20, që bën fjalë për kontrabandën e cigareve, në disa fraksione të tjera, si 20/1, 20/2 dhe 20/3, duke ndjekur një linjë hetimore mbi bisedat, takimet dhe përfitimet që Ergys Agasi merrte nga administrata shtetërore. Tashmë, në këto dosje në fokus janë punonjës Policie, biznesmenë të call-center-ave dhe basteve sportive, si dhe zyrtarë të tjerë të administratës. Edhe dosja e AKSHI-t, kundër Ergys Agasit, drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, zyrtarëve të tjerë të AKSHI-t dhe biznesmenit Ermal Beqiri, ka lindur nga hetimi i dosjes së kontrabandës së cigareve nga Shqipëria drejt Greqisë, Turqisë dhe Qipros.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular