HomePolitikeBerisha prezanton librin me 1500 faqe të PD: Fakton farsën elektorale të...

Berisha prezanton librin me 1500 faqe të PD: Fakton farsën elektorale të 11 majit

Advertismentspot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur konferencë sot më 23 dhjetor 2025 së bashku me n/kryetarin e PD, Oerd Bylykbashi dhe deputetët Albana Vokshi, Ivi Kaso dhe Gent Strazimiri.

Berisha komentoi fillimisht protestën kombëtare të PD-së, të mbajtur më datë 22 dhjetor. Ai tha se slogani i protestës është “Ja vdekje, ja liri”. Sipas Berishës, Rama tenton që të asgjësojë opozitën, por se kjo ditë nuk do të vijë kurrë.

“Falënderoj të gjithë ata qytetarë, që mbushën dje bulevardin Dëshmorët e Kombit, në protestën më të fuqishme paqësore, që mbahet mend ndonjëherë. Secili pjesëmarrës firmosi dje kontratën me demokracinë, familjen dhe Shqipërinë, për t’i dal zot vendit, deri në fitoren përfundimtare me këtë regjim. Mesazhi i protestuesve përfshihet në një fjalë të vetme: Largohuni. Kjo betejë është për jetë a vdekje, është nën moton “ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”. Nëse nuk reagojmë, opozita do asgjësohej. Rama nuk ia heq imunitetin Ballukut, sepse janë të dy të përfshirë. Opozita nuk mund të shuhet. Shuarja e opozitës është shuarja e sovranitetit kombëtar, është fundi i vendit. Beteja jonë vazhdon deri në fitore dhe ne do e fitojmë këtë betejë. Bëj thirrje ndaj të rinjve dhe protestuesve, se aksioni opozitar do të përshkallëzohet akoma më tej, deri në fitore. Policia ka ushtruar terror ndaj protestuesve, që janë ndaluar. Mes të ndaluarve janë dhe dy kosovarë, që kanë qenë turistë. Të lirohen menjëherë personat e arrestuar”, tha Berisha.

Më tej, Berisha ka prezantuar edhe një libër me 1500 faqe, të përgatitur nga Partia Demokratike, që sipas tij, fakton shkeljet e rënda të zgjedhjeve të fundit.

Partia Demokratike ka hartuar dokumentin, që fakton vjedhjen e zgjedhjeve në 2025. Në këtë dokument tepër të gjatë paraqiten foto, video, duke identifikuar çdo dhunim të votës, çdo ndërhyrje të krimit etj. Dokumenti është dërguar online në qendrat e institucioneve, që mbikëqyrin zgjedhjet në Shqipëri. Në këtë libër me 1500 faqe, një punë të veçantë ka bërë Albana Vokshi. Edi Rama kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë, duke iu thënë se duhet të tregonin ato që kishin parë. Ne iu kemi dërguar ndërkombëtarëve foto e video, që dokumentojnë vjedhjen e zgjedhjeve. Librin e keni online”, u shpreh Berisha.

Deputetja e PD Albana Vokshi shpjegoi me detaje sesi libri tregon për krimet elektorale. Ajo tha se në libër janë 2500 raste të shkeljeve zgjedhore.

“Libri ka 2500 raste të shkeljeve zgjedhore. Në një kapitull flitet për banditët, që ndërhynë në zgjedhje. Ka gjithashtu edhe raste të shkeljeve të rënda edhe në diasporë. Për çdo rast, ka prova konkrete. Në libër është çdo dokument. Në libër faktohen raste të grupeve kriminale, që marrin vota për PS-në. Këtu tregohen edhe favorizimet që janë bërë nga shteti, që PS të fitojë zgjedhjet. Keni dhe sistemin e patronazhimit, që është ndarë në disa shtresa. 40 kartele droge mbështetën mbi 20 deputetë të PS-së”, deklaroi Vokshi.

Kreu demokrat Sali Berisha prej kohësh pretendon se zgjedhjet e 11 majit janë vjedhur dhe se Edi Rama nuk ka fituar zgjedhje, por se i ka blerë ato.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular