Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka depozituar në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit provat për procesin gjyqësor që zhvillohet ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit.
Gjate seancës gjyqësore për Fatmir Mediun Prokuroria ka bere parashtrimet mbi provat shkresore dhe ka kërkuar që të pyetet dëshmitarja Manjola Agolli sekretare e ish-ministrit të Drejtesisë e cila ende nuk është gjetur për t’u marrë si dëshmitare.
Nga ana tjetër, vetë Fatmir Mediu nuk ka qenë i pranishëm në këtë seancë, por u përfaqësua nga avokatët mbrojtës.
Ndërkaq, në seancën e radhës mbrojtja do të ketë mundësinë të bëjë objeksionet e saj dhe seanca e radhës do të zhvillohet më datë 14 janar në orën 09:00.







