HomeKryesoreSPAK merr të pandehur ish-kreun e Burgjeve dhe dy ish-prokurorë të Sarandës,...

SPAK merr të pandehur ish-kreun e Burgjeve dhe dy ish-prokurorë të Sarandës, Xhaçka qëndroi 2 orë në Prokurorinë e Posaçme

Advertismentspot_img

SPAK ka marr të pandehur ish-kreun e Burgjeve dy ish-prokurorë të Prokurorise se Sarandës nderkohe dje deputetja Xhaçka qëndroi dy orë në Prokurorinë e Posaçme dhe ende nuk dihen detajet e thirrjes së deputetes socialiste në SPAK, por pritet të zbardhen në vijim.
Agim Ismailit i mbyllen hetimet

SPAK mbylli hetimet për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, i cili akuzohet për përgjim të paligjshëm, vepër e kryer në kuadër të një grupi kriminal. Ai u paraqit këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme dhe qëndroi aty për rreth dy orë.

Sipas SPAK, Ismaili dyshohet se ka marrë në mënyrë të paligjshme informacione nga dosje hetimore nëpërmjet ndërhyrjeve në kompjuterët e disa punonjësve të sistemit të drejtësisë.

Hetimi ka zbuluar se janë hakeruar kompjuterët e tre prokurorëve, me qëllim sigurimin e të dhënave sekrete që ndodheshin nën administrimin e SPAK-ut.

Ngjarja u sinjalizua më 12 mars të këtij viti dhe hetimet çuan në arrestimin e dy personave: ish-zyrtarit të burgjeve, Zambak Gjoni, dhe ish-punonjësit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Arnold Rrokaj. Ky i fundit dyshohet se ka qenë personi që ka thyer kodet e sigurisë së kompjuterëve, ndërsa materialet e përftuara ia ka përcjellë fillimisht Gjonit, i cili më pas ia ka dërguar Ismailit.

Edhe ndaj Gjonit dhe Rrokajt, SPAK-u i ka përfunduar hetimet për të njëjtën vepër penale, përgjim i paligjshëm i kryer në kuadër të grupit kriminal. Më herët, akuzat u janë komunikuar edhe dy të arrestuarve të tjerë, Arnold Rrokaj, si dhe ish-zyrtarit të Burgut të Vlorës, Zambak Gjoni.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, hakerët kanë tentuar të marrin informacion nga kompjuterët e tre prokurorëve të posaçëm, Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini. Megjithatë, nga verifikimet ka rezultuar se ata nuk kanë arritur të depërtojnë në sistemin e brendshëm të teknologjisë së informacionit të SPAK-ut.

Dy ish-prokurorë të Prokurorisë së Sarandës te pandehur nga SPAK

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë zyrtarisht të pandehur dy ish-prokurorë të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho dhe Çlirim Shahini, në kuadër të një hetimi për dyshime korrupsioni që lidhen me lehtësimin e masave të sigurisë ndaj biznesmenit Pando Papuçi, i hetuar më herët për ndërtim pa leje.

Sipas SPAK, Llaho akuzohet për veprën penale të korrupsionit, ndërsa Shahini, i cili aktualisht ushtron profesionin e avokatit, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Organi i akuzës dyshon se dy ish-prokurorët i kanë kërkuar Papuçit shumën totale prej 55 mijë eurosh, në këmbim të ndërhyrjes në procedurat gjyqësore, me synim zbutjen e masave të sigurisë.

Hetimet kanë evidentuar se Papuçi ishte shmangur nga drejtësia për rreth dy vite dhe u arrestua më pas, ndërsa masa e sigurisë ndaj tij u ndryshua brenda një ore nga gjyqtarja Edona Vajushi, pas kërkesës së prokurorisë. SPAK dyshon se kjo lëvizje ka qenë pjesë e një skeme të paracaktuar, ku pagesat e paligjshme do të shërbenin për të ndikuar vendimmarrjen gjyqësore.

Sipas prokurores Manjola Kajana, Llaho dyshohet se ka përfituar 30 mijë euro, të cilat, sipas hetimit, janë dorëzuar përmes biznesmenit Vasil Bakalli, i akuzuar se ka vepruar si ndërmjetës (sekser). Paratë dyshohet se janë siguruar në Greqi.

Pas daljes nga burgu dhe vendosjes në masën “arrest shtëpie”, Papuçi dyshohet se i ka paguar edhe 25 mijë euro të tjera Çlirim Shahinit, me qëllim që ky i fundit të ndërhynte për zëvendësimin e masës me “detyrim paraqitjeje”. Edhe kjo kërkesë është pranuar më pas nga gjykata.

Çështja ndaj dy ish-prokurorëve pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Ndërkohë, në gusht të këtij viti, Gjykata e Apelit ka konkluduar se Pando Papuçi nuk kishte konsumuar vepër penale lidhur me akuzën për ndërtim pa leje, duke rrëzuar thelbin e çështjes ndaj tij.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular