HomeEkonomiTejkalohen pritshmëritë/"600 mln euro transferta me SEPA në tetor", Spiro Brumbulli: Kursimet...

Tejkalohen pritshmëritë/”600 mln euro transferta me SEPA në tetor”, Spiro Brumbulli: Kursimet për qytetarët 70 mln euro

Advertismentspot_img

Në vetëm një muaj, nga 7 tetori kur nisi zyrtarisht zbatimi i SEPA-s dhe deri në 31 tetor, ka pasur një “boom” të parave që janë dërguar në Shqipëri përmes këtij sistemi, por edhe të transaksioneve në euro nga vendi jonë drejt shteteve të Zonës së Vetme të Pagesave në Euro.

Në një intervistë për Televizionin Scan, Sekretari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Spiro Brumbulli, u shpreh se shuma e transfertave hyrëse dhe dalëse kapi një vlerë prej përafërsisht 600 milionë eurosh vetëm në tetor.

“Të dhënat janë paraprake, le të themi operative, dhe sipas dijenive të mia për tetorin janë diku rreth 25 milionë transferta në nisje, me një vlerë diku te 400 milionë euro. Ndërkohë, në hyrje janë rreth 22 milionë transferta që vijnë nga vendet e SEPA-s në Shqipëri, me një vlerë diku te 200 milionë euro. Ndërsa në nëntor ka pothuajse një rritje prej 7% të numrit të transfertave”, tha Brumbulli.

Krahasuar me më parë, me SEPA, qytetarët paguajnë komisione më të ulëta për pagesat ndërkufitarë në euro.

“E rëndësishme për SEPA-n nuk është thjesht matja e numrit të transfertave, por fakti që tashmë njerëzit paguajnë më pak. Sepse ata që dërgojnë para nga Gjermania do të vazhdojnë t’i dërgojnë, por nëse më parë duhej të paguanin 70–80 euro, sot paguajnë vetëm 2 ose 5 euro. Kështu që përfitimi është i madh në kuptimin e komisioneve.”

Sipas vlerësimeve fillestare, kursimet nga SEPA parashikohej të arrinin deri në 20 milionë euro në vitin e parë, por përfitimet do të jenë më të mëdha.

“Në një vlerësim të fundit që kemi bërë për përfitimet e SEPA-s, rezulton se nuk janë 20 milionë euro, siç kemi thënë më parë, por mund të shkojnë deri në 70 milionë euro. Pra, para që nuk i marrin më institucionet që u shërbejnë individëve dhe subjekteve, por që mbeten drejtpërdrejt në xhepat e individëve dhe subjekteve”, theksoi Sekretari i Shoqatës Shqiptare të Bankave.

Për transaksionet deri në 20 mijë euro që nisen nga Shqipëria drejt vendeve të tjera, komisionet janë maksimumi 2 euro, për transaksionet deri në 100 mijë euro janë sa 0.01% e vlerës, ndërsa për transaksionet mbi 100 mijë euro, komisionet janë maksimumi 25 euro.

Për transaksionet e mbërritura nga vendet SEPA, komisionet nuk tejkalojnë vlerën e 3 eurove. Për shembull, nëse një i afërmi juaj dërgon para nga Italia në Shqipëri përmes SEPA, bankat shqiptare mbajnë maksimumi 3 euro komision nga kjo shumë. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular