HomeKultureKampionit Botëror të boksit Jurgen Uldedajt i jepet titulli "Qytetar Nderi" i...

Kampionit Botëror të boksit Jurgen Uldedajt i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Lezhës

Advertismentspot_img

Kampioni botëror i boksit, lezhjani Jurgen Uldedaj, është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Lezhës, në një ceremoni të posaçme vlerësimi për sukseset e tij në arenën ndërkombëtare.

Titulli i nderit iu dorëzua nga kryetari i Këshillit Bashkiak, Ndue Luli, dhe Kryebashkiaku Pjerin Ndreu.

Kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu, u shpreh se kjo arritje e Jurgen Uldedajt është një burim krenarie jo vetëm për qytetin e Lezhës, aty ku ai hodhi hapat e parë në boks, por për të gjithë Shqipërinë.

“Kampioni Jurgen Uldedaj është shembulli më i mirë, që me perkushtim të paparë dhe me një stërvitje serioze ka arritur majat më të larta që një shqiptar ka arritur deri më sot. Ai sot është kampion në një nga distriktët më të rëndësishme të boksit, duke na bërë krenarë sepse është lindur e rritur në këtë qytet të bukur, në një familje ndër më të mirat e këtij komuniteti, e mbart vlerat më të larta si person”, tha Ndreu.

Lezhjani Jurgen Uldedaj, i cili u bë boksieri i parë shqiptar që ngjitet në majat e boksit profesionist duke fituar një titull botëror, shprehu mirënjohje për titullin që iu dha, duke theksuar se ky është vetëm fillimi.

“Dua t’u falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen. Dua të gjej rastin të falenderoj Kryetarin e Bashkisë, Këshillin Bashkiak për këtë nder të madh, është nder për mua të jem qytetar nderi i Lezhës. Me mbështetje nga familja, me mbështetje nga miqtë dhe dashamirës për të arritur këtë ditë, por kjo nuk është akoma maja. Domëthënë, kemi akoma rrugë për të bërë dhe shpresoj që t’u bëj sa më krenarë në të ardhmen, edhe shumë faleminderit”, tha Uldedaj.

Bashkia e Lezhës vlerësoi Jurgen Uldedajn si një model frymëzimi për brezat e rinj dhe si një përfaqësues dinjitoz të Shqipërisë në sportin botëror. Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka bërë histori, duke u shpallur kampion bote në versionin IBO për peshën “Cruiserweight”, pas një fitoreje të qartë ndaj Rolly Lambertit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular