Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra të dy zëvendësministrave të Infrastrukturës dhe Energjisë, Besjan Kadiu dhe Ami Kozeli.
Ky i fundit do të drejtojë ARRSH-në, pasi Gentian Gjyli, i cili është marrë i penduar nga SPAK dhe ndodhet në “arrest shtëpie”është larguar nga drejtimi i këtij institucioni. Pas akuzave nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, nderyshime ka pësuar edhe KESH-i.
Viola Haxhiademi është emëruar në krye të KESH, duke zëvendësuar Erald Elezin, i cili gjithashtu ndodhet në “arrest shtëpie” i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.
Haxhiademi ka një përvojë të gjatë në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku ka shërbyer si drejtoreshë e Kabinetit të Ministres dhe që nga viti 2019 si Sekretare e Përgjithshme.







