Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ishte mbrëmjen e sotme në Studio24 teksa komentoi edhe protestën e opozitës një ditë më parë të cilën e cilësoi si një sfilatë.
Sula thotë se organizatorët e protestës, lidershipi i PD-së nuk përmbushin dot më kërkesat e demokratëve.
Sipas tij Berisha pas 35 vitesh nuk mund të jetë më shpresa e shqiptarëve. Sula shton se qytetarët nuk mund t’i besojnë një qeverie që e përzunë në vitin 2013.
“E shoh që je mbushur nga entuziasmi i zotit Noka. Për mua ishte një sfilatë. Pritshmëria, steka u ngrit aq lart, ka demokrat që presin verbërisht edhe erdhën, më shumë të ishin se protesta janë të rëndësishëm, organizatorët për çfarë e bënë? Berisha tha s’shkulemi më. Fillimi dihet, ikja nuk dihet. Kjo qeveria teknike kam nja 4 vjet që e dëgjoj. I tha te Foltorja tani do e rrëzojmë Ramën. Ikën këto. Kam besuar te demokratët por jo te lidershipi. Opozita është vlerë. Janë vlerë por ku, koka? Aty është problemi. Pas 35 vjetësh të besosh që do sjelli ndryshimin Berisha nuk shkon më? Nuk kam gjë me Berishën. Vija nga takimet në zonat rurale. Njerëzit thonë nga 10, 7 thonë do e hedhim për Ramën, është e korruptuar po qeveria e Berishës ka vrarë njerëz. E përzumë në 2013 këtë qeveri, prapë do vijë kjo qeveri. Është e thjesht gjëja. Duhet ta kuptojmë. Më intereson të jetë funksionale demokracia. Me rotacion, me pastrim elitash. Duhet të jesh shpresë për qytetarët. Nuk mund të ngjallet shpresa dhe të thuash prapë do vijmë ne. Edhe dje po ta shikosh, qeveria ka rënë duke zënë poshtë opozitën”, tha Sula.







