HomeSportArrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, pjesë e një hetimi antidrogë që...

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, pjesë e një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura

Advertismentspot_img

Presidenti i Fenerbahçes, një nga klubet më të mëdha sportive në Turqi, Sadettin Saran, është arrestuar në Stamboll në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave.

Sipas transmetuesit shtetëror TRT, Saran, i cili ka shtetësi turke dhe amerikane, u arrestua sot pasi analizat zbuluan prani të substancave narkotike në mostrat e flokëve të tij.

Megjithatë, Saran ka mohuar kategorikisht rezultatet e testit, duke deklaruar se nuk ka përdorur kurrë drogë dhe se do të kërkojë zyrtarisht kryerjen e një analize të re.

Javën e kaluar, ai ishte thirrur për të dëshmuar para prokurorëve dhe ishte dërguar në një institucion mjekësor ligjor për të dhënë mostra flokësh dhe gjaku. Hetimi po mbikëqyret nga Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit.

Që nga fillimi i muajit dhjetor, operacioni ka çuar në arrestimin e më shumë se një duzine personash, të dyshuar për përfshirje në prodhimin dhe trafikun e lëndëve narkotike. Mes të ndaluarve ka prezantues televizivë, gazetarë, këngëtarë, aktorë dhe figura të njohura të rrjeteve sociale.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular