HomeEkonomiBanka e Shqipërisë publikon kalendarin: Sa festa zyrtare do të ketë në...

Banka e Shqipërisë publikon kalendarin: Sa festa zyrtare do të ketë në 2026?

Advertismentspot_img

Ndërkohë, Këshilli i Ministrave ka vendosur që edhe dita e premte, 26 dhjetori 2025, të shpallet ditë pushimi për administratën publike. Ky vendim vjen si zgjatje e festimeve të Krishtlindjes, pasi administrata nuk do të punojë as ditën e enjte, më 25 dhjetor, e cila është festë zyrtare. Si rrjedhojë, punonjësit e administratës përfitojnë dy ditë pushimi radhazi, ndërsa institucionet publike do t’i rikthehen normalisht aktivitetit ditën e hënë.

Sipas kalendarit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë për vitin 2025, vendi ynë ka pasur gjithsej 15 ditë feste zyrtare, si edhe 2 ditë të veçanta pushimi.

Po sa ditë pushimi priten në vitin 2026?

Referuar kalendarit të festave të publikuar nga Banka e Shqipërisë, edhe për vitin e ardhshëm parashikohen po ashtu 15 ditë feste zyrtare.
Një analizë e “Scan Intel”, referuar kalendarit të festave zyrtare për vitin 2026, tregon se nga totali i festave, 6 prej tyre i përkasin festave fetare, ndërsa 9 janë festa jo fetare.

Në krahasim me vendet e botës, Shqipëria klasifikohet si një vend me relativisht pak ditë festash apo pushimesh, me 15 të tilla në total. Megjithatë, nëse krahasimi bëhet në nivel europian, Shqipëria renditet ndër vendet me më shumë festa publike.
Në rajon, Kosova ka gjithsej 12 ditë pushimi, sipas kalendarit zyrtar të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ndërsa Shqipëria renditet pas vetëm dy vendeve të rajonit, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës, të cilat kanë respektivisht 16 dhe 23 ditë pushimi zyrtare.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular