HomeSportKa shënuar 6 gola në 15 ndeshje, klubi kërkon 50 milionë euro...

Ka shënuar 6 gola në 15 ndeshje, klubi kërkon 50 milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar

Advertismentspot_img

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Fisnik Asllani, është gati për të hedhur një hap të madh në karrierën e tij, teksa së fundmi raportohet se klubi i Hofenheim kërkuar plot 50 milionë euro për kartonin e tij.

Sipas ekspertit të merkatos Ekrem Konur, interesimi për Asllanin po rritet, me Bajern Mynih që ka kontrolluar së fundmi situatën e tij dhe kushtet e mundshme të një transferimi.

Përveç gjigantëve bavarezë, edhe dy klube nga Premier Ligë po e monitorojnë nga afër sulmuesin. E ardhmja e Asllanit pritet të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos së ardhshme, teksa Hofenheim ka vendosur një barrierë të qartë financiare për çdo klub të interesuar.

Në 15 ndeshje në kampionat Asllani ka arritur të realizojë 6 gola dhe 2 asiste, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës gjermane.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular