Nga Ardit Gjinali
Gjatë një interviste në Top News për emisionin “Breaking” , politologu Ardit Gjinali shprehu besimin për një verdikt të qytetarëve të Kosovës kah një pluraliteti të gjerë politik funksional parlamentar që do të diktonte nevojën për një konsensus dhe krijimin e një qeverie koalicioni dy apo tre partish si një mekanizëm i shëndetshëm balancash kontrolluese brenda qeverisëse përtej ndarjes politike pozitë-opozitë në të nesërmen politike pas 28 Dhjetorit. Më tej, Gjinali përfundoi duke sjellë vëmendje vizitën e Ministrit të Jashtëm të Republikës Federale Gjermane, Waderphul dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Prishtinë të cilët kanë shprehur qartë nevojën për konsensus dhe një qeveri të zgjedhur dhe funksionale pas zgjedhjeve të 28 Dhjetorit.







