Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku TikTokerja Suada Muça është sulmuar nga disa vajza. Burime jozyrtare tregojnë se vajzat dyshohet se kanë vepruar për hakmarrje, pas një konflikti të mëparshëm të Muçës në rrjetet sociale.
Sipas raporteve, ky konflikt ka lindur nga ofendimet dhe fyerjet e publikuara nga Suada Muça ndaj Xhemal Ukës, i njohur me nofkën “Fire”.
Ky rast i dhunës është pjesë e një tendence në rritje që lidhet me përplasje në rrjetet sociale, veçanërisht në platformën TikTok. Pas këtij incidenti, janë regjistruar edhe dy raste të tjera të dhunës në Tiranë, ku shkaktar i konflikteve ka qenë gjithashtu aktiviteti në TikTok.







