HomePolitikeErvin Salianji sfidon drejtuesit e PD, vijon turet me demokratët, ja ku...

Ervin Salianji sfidon drejtuesit e PD, vijon turet me demokratët, ja ku do të ndalet sot ish deputeti?

Advertismentspot_img

Pas Elbasanit, Durrësit dhe Gjirokastrës, Ervin Salianji sot në Shkodër

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji do të vijojë me takimin e radhës me demokratët në degë të ndryshme ditën e nesërme, ish-deputeti do të jetë në Shkodër për t’u takuar me demokratët dhe strukturat e PD.

Takimi do të zhvillohet në hotel Rozafa, në orën 18:00. Më herët Salianji ka qenë edhe me demokratët në Elbasan, Durrës, Gjirokastrës.

Takimi i Elbasanit u bë dhe mollë sherri në Kryesinë e PD-së, pasi Ervin Salianji u akuza nga Flamur Noka dhe Sali Berisha se organizoi takimin me mbështetjen e Suel Çelës.

Sakaq, pas protestës të së hënës për Ervin Salianjin mesa bëri me dijë Flamur Noka në News24 ai shpreh se ish deputeti u vetëpërjashtua nga Kryesia e PD-së.  Salianji po i zhvillon këto takime me kërkesën që në PD të ketë më shumë hapësira për të rinjtë, si dhe t’iu dëgjohet zëri atyre kandidatëve nga lista e hapur që nuk arritën të marrin mandatin pas 11 majit, po ashtu ta rigjallërojë Partinë Demokratike dhe t’a bëjë ate forcë fituese përballë socialistëve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular