Efektivët e dislokuar me mision në Bullgari u surprizuan në prag të fundvitit, duke pasur mundësinë të kalojnë momente të veçanta me familjarët e tyre.
Gjatë vizitës në bazën e Grup Batalionit Shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo, Bullgari, u bë i mundur takimi i ushtarakëve me familjarët e tyre brenda bazës, një moment i veçantë pas një periudhe të gjatë shërbimi larg shtëpisë.
Ky gjest simbolik vlerëson përkushtimin dhe sakrificën e efektivëve tanë në misione ndërkombëtare, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të familjeve të tyre.
Ministri Vengu ne nje postim ne mediat sociale u shpreh:
“E kam thënë dhe e besoj me zemër se Forcat e Armatosura nuk janë vetëm njerëzit e uniformës, por edhe familjarët e tyre, të cilët mbajnë me forcë të heshtur peshën e sakrificës
Çdo efektiv që shërben jashtë vendit, përveç profesionalizmit dhe përkushtimit, merr me vete vlerat e familjes, të komunitetit dhe të Kombit. Në këto ditë festash, më e pakta që mund të bënim ishte t’i afronim, qoftë edhe për disa orë, me familjarët që i presin me mall.
Gëzuar dhe faleminderit çdo njeriu në uniformë që shërben në misione jashtë vendit. Sakrifica juaj dhe e familjeve tuaja njihet dhe vlerësohet.







