Lara Colturi e mbyll vitin 2025 me një tjetër podium në një Kupë Bote në skitë alpine, i
katërti për këtë sezon. Në garën e zhvilluar në Semmering të Austrisë, kampionia që
përfaqëson Shqipërinë, përfundoi garën duke u vendosur në vend të tretë në slalom pas
emrave të mëdhenj në këtë disiplinë, Mikaela Shiffrin dhe Camille Rast. Kështu, pas Levit në
Finlandë, Gurgl në Austri dhe Maleve Copper në SHBA, Colturi mbylli një vit fantastik për
të dhe skitë alpine shqiptare me një tjetër arritje në Semmering.
Ky sukses nuk ishte vetëm rezultat i talentit dhe disiplinës personale, por edhe i një modeli
mbështetjeje që lidh sportin me vizionin dhe përgjegjësinë sociale të sektorit financiar.
Në këtë rrugëtim, Fibank Albania u shfaq si një partner që beson te potenciali afatgjatë, jo
thjesht te rezultati i momentit. Marrëveshja e sponsorizimit e nënshkruar në korrik 2025 me
Federatën Shqiptare të Skive për sezonin 2025–2026 konfirmoi një filozofi të qartë:
mbështetjen e ekselencës, investimin te të rinjtë dhe ndërtimin e vlerave përmes sportit. Për
Fibank, ky angazhim nuk është një akt formal marketingu, por pjesë e identitetit të saj si
institucion financiar që e sheh zhvillimin ekonomik të lidhur ngushtë me zhvillimin shoqëror
dhe kulturor.
Me një traditë mbi 20-vjeçare në mbështetjen e sporteve dimërore në rajon, Fibank ka sjellë
këtë përvojë edhe në Shqipëri, duke kontribuar konkretisht në zhvillimin e skive,
përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe fuqizimin e komuniteteve malore. Investimet në
pajisje sportive dhe mbështetja për zona si Shishtaveci, Borja dhe Puka janë dëshmi e një
qasjeje që shkon përtej elitës sportive dhe synon krijimin e një baze të qëndrueshme për
brezat e ardhshëm.
Për Larën, ky partneritet ka qenë një faktor stabiliteti dhe profesionalizmi në një sezon
vendimtar të karrierës së saj. Kampionia shprehet se “me mbështetjen e duhur, gjithçka është
e mundur! Është fantastike të kesh Fibank me vete!”
Për Federatën Shqiptare të Skive, është një garanci serioziteti dhe vizioni afatgjatë. Për
Fibank, është një mënyrë konkrete për të materializuar vlerat që e karakterizojnë: besim,
qëndrueshmëri, përgjegjësi dhe investim në potencialin njerëzor.
Si sponsor kryesor i Federatës Shqiptare të Skive dhe mbështetës i Larës, Fibank qëndron
pranë atyre që synojnë më lart, duke investuar në sport, talent dhe histori që frymëzojnë të
gjithë.
Në mbyllje të vitit 2025, historia Lara Colturi–Fibank nuk lexohet vetëm si një bilanc sportiv,
por si një shembull se si një bankë mund të luajë rol aktiv në ndërtimin e modeleve pozitive
për shoqërinë. Një vajzë, një flamur dhe një bankë që beson – një kombinim që dëshmon se
kur vizioni financiar dhe talenti sportiv ecin bashkë, suksesi bëhet i qëndrueshëm dhe
frymëzues.







