HomeAktualitetNë WhatsApp qarkullojnë mesazhe dhe linqe mashtruese, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike:...

Në WhatsApp qarkullojnë mesazhe dhe linqe mashtruese, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Shmangni veprime që rrezikojnë sigurinë e llogarive

Advertismentspot_img

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) paralajmëron qytetarët të tregojnë kujdes ndaj sulmeve të tipit phishing (përpjekje mashtruese) në WhatsApp dhe i këshillon të shmangin veprime që mund të rrezikojnë sigurinë e llogarive të tyre.

Paralajmërimi vjen pasi në aplikacionin WhatsApp, po qarkullojnë mesazhe dhe linqe mashtruese të cilat, sikurse thotë Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike synojnë të marrin kontrollin e llogarive të përdoruesve duke kërkuar kode verifikimi ose duke i drejtuar ata drejt faqeve të rreme të autorizimit.

Sipas AKSK-së, qytetarët nuk duhet të klikojnë në linqe të dyshimta, të mos ndajnë asnjë kod verifikimi, edhe nëse mesazhi duket zyrtar, si dhe të kontrollojnë rregullisht pajisjet e lidhura në WhatsApp përmes opsionit Settings → Linked Devices.

Po ashtu, rekomandohet aktivizimi i verifikimit me dy faktorë (2FA) për rritjen e sigurisë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular