HomeRajoniZgjedhjet në Kosovë/ Kallas dhe Kos: Qeveria e re të formohet shpejt...

Zgjedhjet në Kosovë/ Kallas dhe Kos: Qeveria e re të formohet shpejt dhe të dyfishojë përpjekjet për reformat që lidhen me BE-në

Advertismentspot_img

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, dhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët pas zgjedhjeve parlamentare të Kosovës që u zhvilluan të dielën, më 28 dhjetor.

Ato vlerësuan pjesëmarrjen e lartë dhe angazhimin e komuniteteve në procesin zgjedhor, ndërsa u shprehën se presin që qeveria e re të formohet shpejt për vijimin e bashkëpunimit dhe lënien pas të ngërçit politikë të shkurtit 2025.

“Të dielën, më 28 dhjetor, populli i Kosovës ushtroi të drejtën e tij demokratike duke hedhur votën e tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pas ngërçit politik pas zgjedhjeve të shkurtit 2025, ne presim me padurim formimin e shpejtë të Kuvendit dhe Qeverisë së re dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet. Qeveria e re duhet të dyfishojë përpjekjet e saj për reformat shumë të nevojshme që lidhen me BE-në. BE-ja e vëren me vëmendje pjesëmarrjen aktive të të gjitha komuniteteve dhe partive të tyre politike në zgjedhje. Procesi zgjedhor tregoi një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike. Bashkimi Evropian ka dërguar një Mision Zgjedhor të Ekspertëve (MEE) i cili do të mbetet në Kosovë për të ndjekur procedurat paszgjedhore”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Kallas dhe Kos i bëjnë thirrje Parlamentit të Kosovës që, sapo të formohet, të ratifikojë marrëveshjet lidhur me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor për të shfrytëzuar plotësisht mundësitë e tij.

“Ne i bëjmë thirrje Parlamentit, sapo të formohet, të ratifikojë marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një instrument me afat të kufizuar kohor i miratuar për periudhën 2024-2027 dhe është në interesin e Kosovës që ratifikimi të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur për të shfrytëzuar plotësisht të gjitha mundësitë sipas Planit të Rritjes, në dobi të popullsisë së saj”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, BE-ja theksoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, duke kërkuar zbatimin e detyrimeve që vijnë nga dialogu i përbashkët.

“Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja, vazhdon të jetë e vetmja mënyrë që të dyja palët të arrijnë përparim në rrugët e tyre evropiane. Ne presim që të gjitha detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut, të zbatohen pa vonesa ose parakushte të mëtejshme. BE-ja është e gatshme të organizojë një takim të Nivelit të Lartë sapo të krijohen kushtet.

Kujtojmë se BE-ja po ecën përpara për të hequr masat ndaj Kosovës. 216 milionë euro ndihmë financiare janë dhënë tashmë pas transferimit të rregullt të qeverisjes lokale pas zgjedhjeve të fundit lokale. Ne gjithashtu synojmë të japim 205 milionë euro shtesë në fillim të vitit të ardhshëm”, përfundon deklarata.

Në zgjedhjet e parakohshme të zhvilluara në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë numrin më të madh të votave duke i dhënë mundësinë kryeministrit Albin Kurti të formojë qeverinë edhe për një mandat tjetër.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular