HomePolitikeDhuratë fundviti/Qeveria paguan Policë Sigurimi për të gjithë punonjësit e burgjeve për...

Dhuratë fundviti/Qeveria paguan Policë Sigurimi për të gjithë punonjësit e burgjeve për 3 vjet

Advertismentspot_img

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qose përmes një postimi në rrjetin social Facebook jep lajmin e mirë që qeveria ka marrë vendimin të paguajë Policë Sigurimi për të gjithë punonjësit e burgjeve për tre vjet
Statusi i Klevis Qoses
Në prag të festave të fundvitit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën e përditshme të të gjithë punonjësve të Sistemit Penitenciar

Me këtë rast, Qeveria Shqiptare ka bërë të mundur garantimin e policave të sigurimit për 4,595 punonjës të sistemit të burgjeve për një periudhë trevjeçare

Një mbështetje e rëndësishme që ofron mbrojtje shëndetësore dhe financiare, duke garantuar siguri dhe qetësi për punonjësit dhe familjet e tyre.

Ky sigurim nuk është thjesht një dhuratë fundviti, por një angazhim i vazhdueshëm për mirëqenien, sigurinë dhe dinjitetin e atyre që shërbejnë çdo ditë në një nga sistemet më sfiduese të vendit .

Gëzuar festat e fundvitit!

Me urimet më të mira për shëndet, paqe dhe suksese në vitin e ri që po vjen

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular