Në zgjedhjet e 28 dhjetorit Albin Kurti edhe një herë thelloi diferencën me vota krahasuar me opozitën. PDK, LDK dhe AAK kanë pranuar rezultatin e tashmë janë në periudhë refleksioni për ndryshime brenda forcave politike.
Lumir Abdixhiku ishte I pari që të dielën paralajmëroi deri në dorëheqje duke marrë përgjegjësi për rezultatin e dobët dhe dukshëm në më pak deputetë se cckishte në shkurt.
“Rezultati i LDK-së nuk është ai që e kemi pritur. Nuk është ai që unë si kryetar kam dëshiruar ta shohë ndonjëherë. Ky është një moment reflektimi i thellë, i përgjegjësisë dhe seriozitetit politik, ku qytetarët flasin e ne duhet t’i dëgjojmë. Kur populli jep verdiktin e vet ne duhet ta dëgjojmë e respektojmë. Demokracia funksionon kur udhëheqësit janë të gatshëm të mbajnë përgjegjësi, jo vetëm kur kanë festë, por edhe kur kanë humbje si kjo”, u shpreh ai.
Bedri Hamza I cili para pak muajsh mori drejtimin e PDK po ashtu tha se merr përgjegjësitë duke paralajmëruar zgjedhje të brendshme në të gjithë nivelet edhe pse forca politike që ai drejton I ruajti votat.
“PDK shpejt do të futet në proces të brendshëm zgjedhor, dhe do të fillojë prej bazës në të gjitha nivelet.Nëse i referoheni 10 ditëshit, besoj që fushata e PDK-së ka qenë shumë aktive edhe në terren edhe në rrjete sociale e televizione, kemi bërë përpjekje maksimale të shpjegojmë projektin tone. Një situatë komplekse bukur mir të planifikuar se çka ndodh, PDK ka bë punë të mirë, e ka ruajtur trupin e vet elektoral, dhe do të rritemi edhe më tej”, tha ai.
Për reforma brenda partisë u deklarua dhe Ramush Haradinaj.
“Rezultati i këtyre zgjedhjeve e zgjidh ngërçin institucional, por kam frikë se nuk i zgjidh problemet e shqetësimet e qytetarëve. Kosova do të dobësohet në planin e brendshëm e të jashtëm e do të fitojnë armiqtë e saj! Rezultati është ky që është dhe ne do ta respektojmë votën e qytetarit por dhe do të reflektojmë për proceset tona të brendshme.
“Për ne zgjedhjet do të përfundojnë këtë pranverë, me zgjedhjet brenda Aleancës në të gjitha nivelet dhe me ringritjen tonë”, tha kryetari I AAK. Ndërkaq dhe Nisma e Fatmir Limajt duket se doli e humbur nga zgjedhjet dhe me sa duket nuk do të ketë as mandat







