HomeSocialeFund “makthit” 5-ditor, Vlorës i rikthehet uji! Në orën 17:00 nis furnizimi...

Fund “makthit” 5-ditor, Vlorës i rikthehet uji! Në orën 17:00 nis furnizimi i plotë

Advertismentspot_img

Është riparuar defekti në tubacionin kryesor që furnizon me ujë qytetin e Vlorës, i cili la pa ujë banorët për rreth 5 ditë.

Me mbërritjen e pajisjeve hidraulike nga Turqia, pas mesnate, drejtoria e Ujësjellësit të qytetit bregdetar realizoi montimin e tubit kryesor. Prej orës 04:00 të mëngjesit ka nisur mbushja e depove me ujë

Ekspertët e ujësjellësit po testojnë tubacionin e riparuar, duke rritur gradualisht presionin dhe sasinë e ujit të injektuar, për të garantuar funksionimin normal të sistemit.

Me mbushjen e plotë të depove, pritet që furnizimi me ujë për qytetarët e Vlorës të rikthehet gradualisht në normalitet.

Drejtori i Ujësjellës/Kanalizimeve në Vlorë, Ermal Murati, deklaroi se “me ardhjen e pjesëve nga Stambolli, është eliminuar defekti dhe ka nisur ndezja graduale e stacioneve të ujit”

“Ky tubacion që ne korrigjuam është i presionit të lartë, në orën 08:00 ka filluar furnizimi i depos së qytetit e cila më pas me furnizimin e plotë të saj do të jetë në shërbim të qytetarëve. Aktualisht zona e Lungomares dhe bregdetit furnizohet me ujë. Dihet që infrastruktura e rrjetit është e tillë që është 20 orë me ujë, pjesa tjetër me depon e qytetit. Jemi në monitorim, ka qenë defekt i rëndë që ndjesë qytetarëve sepse ka zgjatur”, deklaroi ai.

“Kemi tentuar tre herë me pjesët që kemi pasur në dispozicion, kemi qenë në kontakt me firmën për ardhjen e pjesëve dhe kemi bërë maksimunin tonë”, shtoi ai.

Murati bëri me dije se në orën 17:00 të ditës së sotme, do fillojë furnizimi me ujë i gjithë qytetit.

Mungesa e ujit shkaktoi reagime dhe protesta nga banorët, të cilët u mblodhën para bashkisë dhe në disa raste bllokuan rrugët, duke kërkuar furnizim me ujë në banesat e tyre

Situata solli edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi ndjesë publike ndaj qytetarëve të Vlorës.

“Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë“, shkroi dje në “X” kreu i qeverisë.

“Ujësjellësi i 2009-ës e ka përdorur këtë lloj materiali, mbase studioja holandeze që ka bërë projektin atë kohë e ka menduar për një zgjidhje pozitive, por diametri dhe materiali sot e bën të vështirë sepse ka dalë nga prodhimi prej disa fabrikave të Ballkanit”, sqaroi kryetarja e bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini.

Situatën nga afër e monitoroi po ashtu Drejtori i AKUK, Flauers Shoshi, i cili takoi personalisht banorët duke u shpjeguar atë që po ndodhte me rrjetin e furnizimit me ujë të qytetit bregdetar…

Situata e pazakontë çoi edhe në tensione në ambientet e bashkisë, mes banorëve dhe forcave policore, s

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular