HomeKultureKryebashkiaku Rakip Suli takon nxënësit ekselent të Kamzës dhe Paskuqanit, iu jep...

Kryebashkiaku Rakip Suli takon nxënësit ekselent të Kamzës dhe Paskuqanit, iu jep certifikata vlerësimi edhe talenteve

Advertismentspot_img

Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli këtë fundvit ka patur takim me nxënësit ekselentë të Kamzës dhe Paskuqanit si dhe ka takuar talentet e qytetit një krenari për zonën. Zoti Suli së bashku me Drejtoreshën e ZVA-së, znj. Albana Sulçe, takuan nxënësit ekselentë  Kamëz-Paskuqan– krenarinë e qytetit sic e konsideron kryebashkiaku.
Kemi ndërtuar objekte arsimore me standarde bashkëkohore  dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim nxënësit tanë ekselentë përmes bursave vjetore: 270 $/vit për nxënësit nga klasa e 6-të në të 9-tën, 450 $/vit për nxënësit nga klasa e 10-të në të 12-tën. Investimi tek fëmijët është investimi më i sigurt për Kamzën e nesërme. Me shkolla moderne dhe mbështetje përmes bursave, e cila do të vijojë edhe gjatë vitit 2026 sepse arsimi është baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe e së ardhmes së Kamzës– – thotë z.Suli. Përvec ekselentëve kryetari i Bashkisë Kamëz pati takim dhe me talentet teksa shkruan në rrjetin social FB –“Sot pata kënaqësinë të prisja në zyrë disa nga talentet e Kamzës, të cilëve iu akorduam certifikata vlerësimi për talentin dhe përkushtimin e tyre në fusha të ndryshme. Greyson Banushi, Hersilia Koçeku, Era Hasanaj, Ergi Hoxha dhe Rakela Cuka janë shembull frymëzimi për rininë e qytetit tonë. Jemi të përkushtuar të mbështesim të rinjtë dhe talentet e Kamzës, sepse ata janë investimi më i çmuar dhe e ardhmja e sigurt e qytetit tonë”.
Duhet të kujtojmë dhe theksojmë faktin se veç mbështetjes me investime në sistemin arsimor në Kamëz, Bashkia dhe kryebashkiaku Rakip Suli kanë qenë të përqendruar për të dhënë çfarëdo mbështetje tjetër që arsimtarët dhe drejtuesit e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, kanë kërkuar në dyert e pushtetit lokal dhe ky institucion ka mundur të iu gjendet. Kryebashkiaku Rakip Suli ka qenë i angazhuar për të dëgjuar çdo ankesë, vlerësuar atë dhe dhënë zgjidhje në çdo objekt të sistemit arsimor në territorin e Bashkisë Kamëz.  Rakip Suli e ka nisur që në ditët e para me arsimin duke (ku mungonte ngrohja, baza materiale etj) dhe mundësuar aktualisht që situata të jetë rrënjësisht tjetër. Mbështetje është dhënë për nxënësit talente në shkollave, ekselentët kanë qenë nën vëmendje maksimale ku për herë të parë u kthyen bursat për ta si në sistemin 9-vjecar dhe atë të mesëm, si dhe për arsimtarët dera e bashkisë ka qenë e hapur jo vetëm si prind por dhe mësimdhënës për ti dëgjuar për ankesat apo dhe idetë që ata kanë për mbështetjen për arsimin.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular