HomePolitikeRama: Në 2026-n bizneset të mundësojnë pagesa me kartë. Do rriten me...

Rama: Në 2026-n bizneset të mundësojnë pagesa me kartë. Do rriten me 135 euro pagat e bluzave të bardha. Ja plani i rritjes së pensioneve

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama tha gjatë konferencës së në kuadër të strategjisë së qeverisë për të ulur përdorimin e parasë cash në ekonomi fundvitit se brenda qershorit 2026, bizneset e turizmit dhe të transportit duhet të garantojnë format alternative të pagesave.

“Kemi hapur një kapitull tjetër lidhur me nevojën për të ulur cash në ndërveprimet ekonomike të vendit dhe janë vendosur disa limite si fillim. Ajo që dua të theksoj është që deri në qershor çdo biznes që operon në sektorin e turizmit dhe transportit do duhet të garantojë format alternativat të pagesave për qytetarët, jo vetëm cash dhe asgjë tjetër, por edhe mjetet për të bërë pagesa elektronike”, tha kryeministri.

Sipas kryeministrit, brenda vitit të ardhshëm çdo biznes në Shqipëri duhet të garantojë formën alternative të pagesës, në mënyrë që vendasit apo vizitorët të paguajnë me kartë apo forma të tjera të pagesë elektronike.

Lidhur me pagat e administratës, kryeministri e vuri theksin te mjekët e infermierët.

“Parashikohet rritje e pagave të mjekëve dhe infermierëve, sikurse dhe rritje e shpërblimit të tyre sipas punës. Në tërësi parashikohet që paga për ta sipas kategorive të rritet 135 euro në muaj. Po kështu njohja e vjetërsisë së punës dhe vlerësimi i saj.

Gjithashtu edhe në shërbimin e trajtimit mjekësor dhe medikamente, pasi kanceri është bërë agresiv dhe po vret më shumë. Kemi dhënë 15 mln euro më shumë për këtë kategori te Onkologjiku dhe po vijohet më tej për të rritur kapacitetet e shërbimit. Po kështu edhe projektet e tjera, si transplante për gjirin dhe për pacientet gra”, tha kryeministri.

Ai shtoi se po punohet në digjitalizimin dhe transformimin e shërbimit shëndetësor, në autonomi e menaxhim. Sipas tij, në Spitalin memorial ka nisur për herë të parë autonomia financiare, po kështu në 12 spitale po zbatohet autonomia menaxheriale dhe po vijon puna për 4 spitale të tjera.

Po ndërtohet godina e re e maternitetit Mbretëresha Geraldinë, spitale në Lezhë, i fëmijëve në QSUT, i Peqinit, shtëpia e të moshuarve në Libohovë dhe janë në proces të tjera

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja e pagave dhe pensioneve.

Sipas kreut të qeverisë në tremujorin e fundit paga mesatare ka qenë 833 euro, ndërsa duke nisur nga janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro.

Rama tha se rritja e pensioneve që nis në janar është përtej indeksimit.

Sipas tij pensioni urban me vite të plota pune do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj nga janari i 2026 dhe keshtu do te vazhdojë te dyfishohet, trefishohet, katërfishohet vit pas viti.

Pensioni urban i pjesshëm do të rritet me 8 mijë lekë në muaj, pensioni rural me 1 mijë lekë në muaj, pensioni familjar do të rritet me 700 lekë në muaj dhe pensioni i invalidit do të rritet me 600 lekë në muaj.

“Ndërkohë që bizneset e reja janë shtuar me 20%, investimet e huaja në 3 mujorin e 3 kanë pasur rritje mbi 10%. Stoku i investimeve të huaja është domethënës dhe më i lartë me mbi 10% krahasimisht me vitin e mëparshëm

Paga mesatare ka rezultuar 833 euro që është një rritje domethënëse. Kemi për pak ditë  hyrjen në fuqi të ligjit për pagën 500 euro.

Duke filluar nga tetori i këtij viti është kryer indeksimi i pensioneve. Me hyrjen e vitit të ri nis edhe rritja e qëndrueshme e pensioneve përmes një mbështetje që do të shkojë duke u dyfishuar, trefishuar, katërfishuar, pesëfishuar vit pas viti.

Duke filluar nga janari pensionet do rriten përtej indeksimit. Rritja që ne do të bëjmë do të jetë domethënëse vit pas viti.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular