HomePolitikeProtesta e PD zgjati 40 minuta mes pak pjesëmarrësve. Berishën e braktisin...

Protesta e PD zgjati 40 minuta mes pak pjesëmarrësve. Berishën e braktisin edhe në rrjetet sociale, por deklaron: 2026 e fillojmë po me protesta

Advertismentspot_img

Demokratët kanë protestuar në vijim të grumbullimeve të përjavshme përpara Kryeministrisë. Kreu i PD-së, Sali Berisha mbërriti me makinë në vendin ku u mbajt “Foltorja”. Krahasuar me javën e kaluar, ku protesta u pasua me trazira e hedhje molotovësh, këtë herë situata duket e qetë.

Numri është më i vogël krahasuar me më parë, por demokratët në protestë kanë vijuar me fjalimet e tyre.

Protesta zgjati vetëm 40 minuta dhe u mbyll me fjalimin e Sali Berishës.

Përveçse sheshit përpara kryeministrisë që ishte thuajse i boshatisur nga pjesëmarrja, ku të pranishëm ishin vetëm një pjesë e grupit parlamentar të PD-së, ajo që të binte në sy në protestën e sotme të Berishës, është braktisja e këtij të fundit edhe nga demokratët në rrjetet sociale, duke arritur minimumin e tij politik.
Ndërkohë që Berisha fliste, në profilin e tij zyrtar në rrjetin social facebook, ishin duke e ndjekur live vetëm 171 qytetarë, shifër kjo më e ulëta e tij ndonjëherë.
Me sa duket, Berisha është braktisur jo vetëm në shesh, por edhe në botën virtuale.

Partia Demokratike mbylli protestën e saj të përjavshme para kryeministrisë për këtë vit, por paralajmëroi se edhe 2026-a do të nisë me të njëjtin aktivitet… protestat. Kreu i demokratëve, Sali Berisha, në fjalën e tij gjatë foltores përpara godinës së qeverisë tha se opozita është më e fuqishme se kurrë aktualisht dhe se shqiptarët duan largimin e Ramës nga pushteti.

“Mbyllim sot protestën tonë për të filluar vitin po me protesta. Kudo që shkoj gjej një vendosmëri absolute për t’u ndarë me këtë të keqe sa më shpejt. Shqiptarët presin me padurim largimin e kësaj bande nga pushteti. Ju garantoj se opozita është sot më e fuqishme se kurrë”, tha Berisha.

Ai mori si shembull Kosovën dhe zgjedhjet e fundit që u zhvilluan duke theksuar se është krenari për çdo shqiptar.

“Krenari e madhe, por edhe shpresë. Një shtet që shpall pavarësinë pak vite më parë, një shtet ku shqiptarët njëlloj si në Shqipëri janë shumicë, por një shtet që ecën me hapa gjigande drejt BE-së. Një shtet që studiuesit kanë gjetur se është vetëm 16 vite larg të qeverisjes së standardeve europiane. Kosova zhvillon zgjedhje, Kosova çdo krizë e zgjidh në përputhje me ligjin. Kryeministri i Kosovës nuk mban koordinator krimi”, tha ai duke akuzuar nga ana tjetër kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Sa i përket protestës së qytetarëve të Vlorës për ujin, Berisha e konsideroi një “ndëshkim qeveritar” dhe shtoi se ndodh në të gjithë Shqipërinë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular