HomeAktualitetPolicia e Shtetit paralajmëron për fushatë mashtruese në WhatsApp: Mos klikoni linqe...

Policia e Shtetit paralajmëron për fushatë mashtruese në WhatsApp: Mos klikoni linqe të dyshimta

Advertismentspot_img

Policia e Shtetit ka paralajmëruar qytetarët lidhur me qarkullimin e një fushate mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”, e cila synon marrjen e kontrollit të llogarive personale të përdoruesve.

Sipas Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik, mesazhet mashtruese paraqiten si kërkesa për votim për fitimin e një burse falas, në favor të një personi të afërt me dërguesin. Autoritetet sqarojnë se ky person dyshohet se ka rënë më herët pre e mashtrimit, duke bërë që mesazhi të përhapet automatikisht te kontaktet e tij.

Këto mesazhe i drejtojnë përdoruesit drejt faqeve të rreme dhe i nxisin të vendosin kode verifikimi. Në këtë mënyrë, autorët e mashtrimit arrijnë të përvetësojnë llogarinë e “WhatsApp”-it të viktimës.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe këshillon qw të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, edhe kur mesazhi vjen nga kontakte të njohura; të mos japin kode verifikimi, fjalëkalime apo të dhëna personale; të aktivizojnë verifikimin me dy hapa (Two-step verification) në aplikacionin “WhatsApp”; të raportojnë çdo rast të dyshimtë pranë strukturave të Policisë së Shtetit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular