Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se, gjatë këtij viti janë trajtuar rreth 28 mijë objekte informale, duke e çuar në afro 300 mijë numrin total të objekteve të trajtuara ndër vite në të gjithë vendin.
Procesi i legalizimit mbetet një prioritet, pasi ai u garanton qytetarëve siguri ligjore mbi pronën dhe krijon mundësi për zhvillim të qëndrueshëm urban. Gjithashtu, procesi i legalizimeve po vijon pa ndërprerje, me qëllim finalizimin e çdo rasti dhe garantimin e dokumentacionit të plotë ligjor për qytetarët.
Legalizimi i objekteve informale jo vetëm që u jep fund pasigurive pronësore për mijëra familje, por krijon edhe mundësi të reja për zhvillim urban, investime dhe rritje të vlerës së pronës.
Gjatë këtij viti fokusi ka qenë në përshpejtimin e procedurave administrative, verifikimin në terren dhe trajtimin e rasteve të mbartura, duke synuar që çdo qytetar që plotëson kriteret ligjore të pajiset me dokumentacionin përkatës.
Sipas Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, puna do të vazhdojë me të njëjtin intensitet edhe në vijim, deri në përmbylljen e plotë të procesit të legalizimit, me synimin që çdo objekt informal të përfshihet në procesin e legalizimit, duke i dhënë zgjidhje përfundimtare një problematike shumëvjeçare.







