HomeAktualitetSterilizimi/Kërkoi zëvendësim të masës "arrest në burg", rrëzohet kërkesa e Klodian Rrjepajt,...

Sterilizimi/Kërkoi zëvendësim të masës “arrest në burg”, rrëzohet kërkesa e Klodian Rrjepajt, ja kur zhvillohet seanca e radhës

Advertismentspot_img

Ish zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj në Gjykatën Antikorrupsion kërkoi zëvendësim të masës ‘arrest në burg’, mirëpo iu refuzua.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura avokati i tij dorëzoi kartelën mjekësore në të cilën tregohet se ish funksionari vuan nga probleme shëndetësore njëra ndër to diabeti.

Pas kësaj gjyqtari Bin Ndreca u tërhoq për vendimin, ku u rrëzua kërkesa tij.

Ndërkohë sot pritej të mbahej mbrojtja e  të pandehurve në dosjen e ‘sterilizimit’ që janë veçuar nga Ilir Beqaj.

Por siç u konstatua avokatët Naile Ajazi, Arben Gjata mungonin dhe për ketë arsye seanca u shty.

Seanca e radhës do te zhvillohet me 21 janar në orën 12:00.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular