HomeAktualitet30 mijë lekë shpërblim Policët, pagë të plotë për ata që kanë...

30 mijë lekë shpërblim Policët, pagë të plotë për ata që kanë kryer detyra të rëndësishme

Advertismentspot_img

Punonjësit e policisë në nivel vendor do të marrin shpërblim lidhur me punën e bërë mbi menaxhimin e sezonit veror.

Në vendimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, sqarohet “Të shpërblehen punonjësit e policisë me grade policore në struktural vendore me motivacion “Për angazhimin dhe përkushtimin profesional të treguar në menaxhimin me sukses të sezonit turistik duke garantuar rendin dhe sigurinë publike”, në masën 30.000 (tridhjetë mijë) lekë. Struktura e burimeve njerëzore në strukturat vendore të hartojnë urdhrat për shpërblim së bashku me relacionin përkatës”.

Për herë të parë, punonjësit civilë brenda Policisë kanë përfituar një pagesë të plotë shpërblim, ndërsa një page të plotë do të përfitojnë edhe ata punonjës që kanë kryer shërbime dhe detyra të rëndësisë së veçantë.

Më tej, pritet që të kryhet pagesa e plotë edhe për orët e natës, orët suplementare, dietat dhe përfitime të tjera financiare të prapambetura, duke përmbyllur detyrimet ndaj punonjësve të policisë.

VENDIMI:

PER SHPËRBLIMIN E PUNONJËSVE NË STRUKTURAT VENDORE TË POLICISË SË SHTETIT
Në mbështetje të germës “d”, të pikës 2, të nenit 104, të ligjit nr. 82/2024, “Per Policinë e Shtetif”, pikës 11, 12, të VKM nr 4, datë 09.01.2025 “Per miratimin e vlerave për secilin element të pagës bruto mujore dhe percaktimin e kritereve e të procedurave për dhënien e shperblimeve për punonjesit e policisë së shterir”, si dhe letër porosisë nr.3785, datë 06.05.2025 “Per zbatimin e Procedurave për propozimet për dhënie shpërblimi”
URDHEROJ:
I. Të shpërblehen punonjësit e policisë me grade policore në struktural vendore me motivacion “Për angazhimin dhe përkushtimin profesional të treguar në menaxhimin me sukses të sezonit turistik duke garantuar rendin dhe sigurinë publike”, në masën 30.000 (tridhjetë mijë) lekë.
II. Struktura e burimeve njerëzore në strukturat vendore të hartojnë urdhrat për shpërblim së bashku me relacionin përkatës.
III. Ngarkohen drejtuesit e strukturave vendore në Policinë e Shtetit për zbatimin e menjëhershëm të këtij urdhri.
IV. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij urdhri, përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2025, për programin “Policia e Shtetit”
V. Ngarkohet Drejtoria e Financave, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, për zbatimin e këtij urdhri.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular