HomeEkonomiEuro në "tatëpjetë" gjatë 2025-ës/ Nën 100 lekë gjithë vitin. Kush fitoi...

Euro në “tatëpjetë” gjatë 2025-ës/ Nën 100 lekë gjithë vitin. Kush fitoi dhe u godit nga dobësimi i monedhës evropiane?

Advertismentspot_img

Euroja nuk është ndalur së zhvlerësuari gjatë 2025. Kursi i këmbimit është shoqëruar nga forcimi i vazhdueshëm i monedhës vendase, lekut, dhe dobësimi i monedhës evropiane.

Ky vit tregoi se kohët kur 1 euro këmbehej me 120 ose 130 lekë kanë ikur dhe nuk ka shpresa se do të kthehen më. Nga janari në dhjetor, monedha evropiane nuk arriti për asnjë moment të ngrihej mbi kufirin prej 100 lekësh. 

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, 2025 nisi me një kurs këmbimi ku 1 euro ishte e barabartë me 98.23 lekë. Euroja shfaqi shenja përmirësimi në muajt shkurt dhe mars, kur nisi të këmbehej herëpashere me 99 lekë. Megjithatë, shumë shpejt do të merrte sërish tatëpjetën për poshtë. 

Vetëm një herë përgjatë këtij viti, më 30 janar, 1 euro është këmbyer me 100 lekë. Thyerja e parë nisi në fillim të muajit maj me rënien e monedhës evropiane në nivelin e 97 lekëve, për të vijuar edhe në muajt e tjerë.

Kush fitoi dhe kush humbi nga ky kurs këmbimi?

Aktorët që humbasin janë tashmë të njohur, bizneset eksportuese (si ato në industrinë fasone apo bujqësi) që shpesh kanë ngritur zërin për pasojat që po sjell kursi i këmbimit në aktivitetin e tyre, ndërsa kanë hedhur propozime edhe për vendosjen e një kursi të fiksuar këmbimi për sektorin e tyre. Këto biznese fitojnë të ardhura në euro nga prodhimi që dërgojnë për eksport, por shpenzimet i kanë në lekë. Shifrat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në 11 muaj, eksportet e mallrave arritën vlerën 319 mld lekë, duke u ulur me 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Importuesit, ata që blejnë mallra jashtë vendit përfitojnë, pasi u duhen më pak Lekë për të blerë të njëjtën sasi malli në euro.

Nga ana tjetër, një pjesë e madhe e borxhit publik është në monedhë të huaj. Kur leku forcohet, kostoja për të shlyer këtë borxh ulet, duke përmirësuar bilancin e shtetit.

Ndërkohë, edhe ata që kanë marrë një kredi në euro përfitojnë. Nëse paga e tyre është në lekë dhe këstin e kredisë e kanë në euro, ata paguajnë më pak lekë për të shlyer të njëjtën shumë borxhi. Kjo ka lehtësuar barrën financiare për familjet.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë e përdor forcimin e lekut si një nga mjetet për të mbajtur nën kontroll inflacionin.

Euro në "tatëpjetë" gjatë 2025-ës/ Nën
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular