Në prag të ndërrimit të viteve, qeveria ka garantuar dëmshpërblimin për fermerët, të cilët kanë pësuar humbje të shpendëve, të prekur nga Influenca Aviare, përmes Aktit Normativ të miratuar në fund të vitit.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, se janë dëmshpërblyer gjithsej 638 mijë e 065 krerë shpendë, duke siguruar mbështetje financiare për fermerët që pësuan humbje nga përhapja e sëmundjes tek shpendët e tyre.
“Me Aktin Normativ të fundvitit garantuam dëmshpërblimin për 638,065 krerë shpendë për fermerët e prekur nga Influenca Aviare, si dhe disbursimin 100% për mbi 65 mijë fermerë, nga të cilët 49,808 përfitojnë mbështetje për naftën.
Skema Kombëtare 2025 arriti në 6.4 miliardë lekë, ku 5.1 miliardë lekë janë dedikuar për mbështetje direkte.”, shkruan kreu i qeverisë, këtë të mërkurë.
Kryeministri Rama thekson se i gjithë buxheti i parashikuar me Aktin Normativ është disbursuar në thesar brenda datës 31 dhjetor, duke garantuar zbatimin në kohë të angazhimeve financiare ndaj sektorit bujqësor.







