HomeEkonomiSa do të ulen komisionet e terminaleve POS në 2026? - Brumbulli:...

Sa do të ulen komisionet e terminaleve POS në 2026? – Brumbulli: Do të ndjekim modelin e vendeve të BE. 0.2% për kartat e debitit, 0.3% kreditit

Advertismentspot_img

Gjatë 2026 pritet të ulen ndjeshëm komisionet që bankat u mbajnë bizneseve kur këto të fundit pranojnë pagesa me kartë në terminalet POS nga qytetarët. Në një intervistë për Televizionin Scan, Sekretari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Spiro Brumbulli, u shpreh se do të ndiqet modeli i vendeve të Bashkimit Evropian, ku komisioni për transaksionet me kartë debiti është 0.2% dhe ato me kartë krediti është 0.3%.

“Grupi i punës akoma nuk ka filluar. Është duke u ngritur. Pra, janë mbledhur emrat, kandidatët nga institucionet që do jenë pjesë, por akoma nuk është bërë takimi i parë. Ndërkohë që ne me Bankën e Shqipërisë, në takimet që kemi pasur, kemi rënë dakord që në kuadrin edhe të përafrimit të legjislacionit tonë me atë të Bashkimit Evropian, brenda gjashtëmujorit të parë të vitit tjetër, të 2026-ës, pritet që të ndryshojë rregullorja jonë përkatëse mbi interchange fee, mbi komisionet e ndërsjella që kanë të bëjnë me kartat e debitit dhe kartat e kreditit, dhe do të ndjekim atë model që kanë edhe vendet e Bashkimit Evropian, përkatësisht me 0.2 dhe 0.3% për kartën e debitit dhe kartën e kreditit”, tha Brumbulli.

Megjithatë, për të realizuar këtë, rruga kalon fillimisht nga Parlamenti. Ai thekson se nevojitet një ndryshim urgjent në ligjin ‘Për Shërbimin e Pagesave’, i cili do t’i hapë rrugë ndryshimeve në rregulloren e Bankës së Shqipërisë.

“Pra është një masë që do të ndërmerret, por që të vijmë deri te udhëzimi duhet bërë dhe një ndryshim në ligjin për shërbimin e pagesave, kështu që parlamenti duhet të na ndihmojë patjetër duke i dhënë përparësi atij ndryshimi sa më shpejt në tremujorin e parë të 2026-ës, në mënyrë që t’i lihet kohë pastaj zbatimit të atij neni të ri, t’i hapet rruga edhe ndryshimit përkatës në rregullore”, shtoi Sekretari i Shoqatës Shqiptare të Bankave.

Aktualisht, komisionet e terminaleve POS janë shumë të larta për bizneset. Kjo i shtyn këto të fundit që të mos e përdorin dhe t’i kufizojnë qytetarëve mundësinë e kryerjes së pagesave me kartë. Ekzistojnë edhe ato biznese që vendosin një kufi minimal prej 300 ose 1500 lekësh blerje për të kryer pagesën me kartë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular