HomeAktualitetVIDEO/191.5 mln lekë për dëmet nga zjarret, nis kompensimi për 10 bashki

VIDEO/191.5 mln lekë për dëmet nga zjarret, nis kompensimi për 10 bashki

Advertismentspot_img

31 dhjetor 2025 – Ka nisur kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret gjatë periudhës 15 qershor-15 shtator 2025.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka vënë në dispozicion të 10 bashkive një fond prej 191.5 milionë lekësh, pas përfundimit të procesit të vlerësimit dhe verifikimit të plotë të dëmeve.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili thekson se fondet po disbursohen për të mbështetur familjet dhe komunitetet e prekura nga zjarret.

Vlerësimi për dëmet e shkaktuara nga zjarret janë kryer në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të posaçme.

Procesi nisi me evidentimin në terren nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve, i ngritur me urdhër të kryetarit të secilës bashki. Ky grup ka regjistruar dëmet në banesa, infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike dhe objekte social-kulturore, duke plotësuar formularë me kostot financiare përkatëse.

Pas këtij hapi, bashkitë kanë hartuar listat e subjekteve të dëmtuara dhe dokumentacionin shoqërues për vlerësim financiar. Në bazë të vlerësimit, çdo bashki ka përcaktuar koston e kompensimit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular